☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.58 ▲2.6%
ARI 4,546 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,954 ▲ +11.76% ETH $2,289 ▲ +19.26% XRP $1.1513 ▲ +14.66% SOL $87.5900 ▲ +13.36%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.58 ▲2.6 % ARI 4,546 ▲0.01 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.58 ▲2.6 % ARI 4,546 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Opinion

Kur mashtrimi u bë investim

Nga Shpëtim Luku

Buzë liqenit po mbaroj romanin “Mashtruesi” të Javier Cercas. Personazhi kryesor, Enric Marco, ndërton për vite me radhë një jetë të sajuar. Ai bind shoqërinë se kishte qenë i internuar në kampet naziste të përqendrimit, fiton respekt, autoritet moral dhe privilegjin për të folur në emër të viktimave. Gënjeshtra e tij nuk ishte thjesht një mashtrim personal, ishte një uzurpim i kujtesës kolektive.

Teksa i afrohesha fundit të librit, para syve më kalonte historia e tranzicionit shqiptar. Edhe këtu, pas rënies së diktaturës, nisi një garë e ethshme për të rishkruar biografitë. Shumë njerëz nuk u mjaftuan me atë që kishin qenë, por u përpoqën të bëheshin ata që koha e re kërkonte. Disa i fshehën lidhjet me regjimin e vjetër, të tjerë zbukuruan heshtjen e tyre, disa shpikën akte guximi që nuk i kishin kryer kurrë. Disa statusin e të burgosurit ordiner e këmbyen me atë të të burgosurit politik. Papritur, pothuajse të gjithë rezultonin demokratë të orës së parë, kundërshtarë të fshehtë të diktaturës, disidentë ose viktima të saj.

Më shqetësuesja është se një pjesë e këtyre rrëfimeve u besuan si rrjedhojë e ngutur që kishte shoqëria të ndërtonte heronjtë e saj të rinj. Kështu, në vend që e shkuara të gjykonte njerëzit, ishin njerëzit që rishkruan të shkuarën sipas nevojave të së ardhmes.

Pasojat i ndiejmë ende sot. Një shoqëri që ndërton elitat mbi biografi të rreme, mbi kujtime të falsifikuara dhe mbi merita të sajuara, e ka të vështirë të ndërtojë besim. Mashtrimi nuk mbetet më një ves individual, por ai shndërrohet në kulturë. Kur gënjeshtra shpërblehet dhe e vërteta mbetet pa zë, brezat mësojnë se suksesi nuk fitohet domosdoshmërisht me vepra, por edhe duke rishkruar historinë personale.

Ndoshta kjo është arsyeja pse tranzicioni ynë vazhdon të zvarritet. Jo vetëm për shkak të problemeve ekonomike apo politike, por edhe sepse nuk u përballëm kurrë seriozisht me të vërtetën për veten. Dhe një shoqëri që nuk pranon të kaluarën ashtu siç ka qenë, e ka shumë më të vështirë të ndërtojë një të ardhme mbi themele të shëndosha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.