☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 81.87 ▼0.64%
ARI 4,457 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,575 ▲ +0.83% ETH $1,905 ▲ +1.28% XRP $1.0052 ▲ +0.38% SOL $75.8300 ▲ +0.54%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 81.87 ▼0.64 % ARI 4,457 ▲0.45 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 81.87 ▼0.64 % ARI 4,457 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Opinion

Kur pacienti nuk i pëlqen rezultatet e radiografisë…

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë gushtit nuk zhvilloj sondazhe politike, sepse nuk ka kërkesa për to. Por zakonisht në gusht, u kthehem sondazheve që kam kryer gjatë sezonit paraardhës, për të bërë një përmbledhje statistikore të tyre. Edhe këtë gusht e bëra një përmbledhje të tillë.

Duke i analizuar të gjitha sondazhet e 12 muajve të fundit, më rezultoi se me afërsi, rreth 800 mijë zgjedhës (nga 1.9 milionë brenda Shqipërisë) nuk do të votonin fare sot, nëse zhvillohen zgjedhje parlamentare. Rreth 700 mijë do të votonin për PS-në, rreth 300 mijë për PD-ASHM-në, dhe rreth 100 mijë për partitë e tjera ekzistuese (shihni grafikun e mëposhtëm).

Kur i kam diskutuar këto shifra me të njohur që votojnë rregullisht për PS-në, janë çuditur që PS-ja nuk i ka sot 800 mijë votat e zakonshme të saj. Kur i kam diskutuar me të njohur që votojnë rregullisht për PD-në, janë çuditur pse PD-ASHM-ja ka rënë kaq poshtë. Kur i kam diskutuar me të njohur që votuan vjet për partitë e tjera, janë çuditur që ato nuk janë rritur. Dhe kur i kam diskutuar me të njohur që nuk votuan fare vjet, janë çuditur që qenkan kaq shumë zgjedhës të gatshëm për të votuar ende partitë ekzistuese…

Në të gjitha rastet e mësipërme, përgjigjia ime ishte se mjeku radiolog thjesht bën radiografinë, dhe zakonisht pacientët nuk i pëlqejnë rezultatet e saj…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.