“Kur thashë se do të zëvendësonin, u solle si tuaf”, Peleshi i përgjigjet Berishës: Më marrsh të keqen
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, janë përfshirë në një debat gjatë seancës së sotme plenare.
Gjatë fjalës së tij, Berisha iu referua një deklarate të bërë nga Peleshi disa ditë më parë, kur kreu i PD-së kishte pretenduar se ishte parashikuar zëvendësimi i tij në krye të Kuvendit.
Berisha tha se në atë moment Peleshi i ishte përgjigjur duke e akuzuar se po bënte “intriga”.
Peleshi e kundërshtoi këtë deklaratë dhe i kërkoi Berishës të vijonte me fjalën, duke iu përgjigjur: “Më marrësh të keqen”.
Berisha: “Kur para 5-6 ditësh deklarova që të kishin parashikuar për të më zëvendësuar, u solle si tuaf. Më the: ‘Po bën intriga, Sali’.”
Peleshi: “Më marrësh të keqen. Të thashë që kjo është procedurë… Gjithsesi, vazhdoni dhe mbarojeni fjalinë.”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.