Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 94.37 ▼1.78%
ARI 4,388 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,827 ▲ +5.36% ETH $2,739 ▲ +6.08% XRP $1.4826 ▲ +6.99% SOL $116.4500 ▲ +7.33%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 94.37 ▼1.78 % ARI 4,388 ▼0.84 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 94.37 ▼1.78 % ARI 4,388 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kosova

Kurti bën homazhe për vëllezërit Bytyqi në New York: Drejtësia ende mungon, do ta kërkojmë bashkë me SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të cilët i ka përshkruar si luftëtarë të lirisë nga Batalioni Atlantiku, qytetarë amerikanë dhe dëshmorë të kombit shqiptar, shkruan Telegrafi.

Kurti ka bërë të ditur se në homazhe ishte së bashku me familjen Bytyqi, kryebashkiaken e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë.

“Vëllezërit Bytyqi, me veprat e tyre fisnike, përfaqësojnë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se përmes sakrificës së tyre nderohet edhe mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila, sipas tij, i qëndroi pranë Kosovës në periudhat më të vështira.

Kurti ka treguar se gjatë takimit, Ilir Bytyqi ka folur për burgosjen e tre vëllezërve të tij, transferimin e tyre, torturimin dhe vrasjen e tyre.

“Një histori që të tronditë secilën herë që e dëgjojmë a ridëgjojmë. Në bisedë, Iliri foli për burgosjen e tre vëllezërve të tij, transferimin e tyre për t’u torturuar dhe shpërfytyrimin e trupave të tyre me plumba, me qëllim që të fshiheshin gjurmët. Trupat e tyre më pas u hodhën në varre masive”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministrit, rasti i vëllezërve Bytyqi dëshmon për krimet e kryera nga forcat shtetërore serbe, por edhe për mungesën e drejtësisë edhe 27 vjet më vonë.

“Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin dhe as nuk e shuan detyrimin për përgjegjësi”, ka theksuar ai.

Kurti ka bërë të ditur se Kosova do të vazhdojë, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqi.

“Prandaj, bashkë me shtetin amerikan, do të vazhdojmë ta kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmetin”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen ndaj Kosovës./Telegrafi/.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.