☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,837 ▲0.82%
DOW 51,608 ▲0.66%
NASDAQ 27,711 ▲0.85%
NAFTA 87.95 ▼1.65%
ARI 4,184 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,591 ▲ +1.11% ETH $2,720 ▲ +0.58% XRP $1.5205 ▲ +1.25% SOL $121.8400 ▲ +1.79%
S&P 500 7,837 ▲0.82 % DOW 51,608 ▲0.66 % NASDAQ 27,711 ▲0.85 % NAFTA 87.95 ▼1.65 % ARI 4,184 ▲0.65 % S&P 500 7,837 ▲0.82 % DOW 51,608 ▲0.66 % NASDAQ 27,711 ▲0.85 % NAFTA 87.95 ▼1.65 % ARI 4,184 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zemaj: Për Kurtin je i mirë vetëm kur je i nënshtruar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka deklaruar se qasja e Kurtit ndaj situatës politike, sipas tij, vazhdimisht ka prodhuar kriza të reja institucionale.

“Albin Kurti nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik. Çdokush që ka besuar se kjo qasje do të ndryshojë, herët a vonë është përballur me të kundërtën”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka pretenduar se edhe në rastet kur arrihet një dakordim, sipas tij, nga ana e Kurtit shfaqet një çështje e re, ndërsa përgjegjësia për krizën tentohet t’i atribuohet palës tjetër.

“Edhe kur mendon se ke dakordim, ata shfaqin një kauzë të re, një mashtrim të ri, ndërsa përgjegjësia për krizën tentohet t’i atribuohet palës tjetër. Jo sepse faktet janë të tilla, por sepse propaganda politike e tyre ushqehet në atë mënyrë”, ka shkruar ai.

Zemaj ka thënë se për këtë arsye, kriza institucionale mbetet, sipas tij, një “opsion i vazhdueshëm” i Kurtit.

“Krejt ata që besojnë në bashkëpunim me të, do t’u dalë gabim; për ta, je i mirë vetëm i nënshtruar”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Në fund, Zemaj ka theksuar se LDK-ja nuk pranon të nënshtrohet ndaj askujt.

“E fatmirësisht, LDK-ja nuk nënshtrohet ndaj askujt, as nuk është nënshtruar kurrë”, ka përfunduar ai./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.