Kupa e Shqipërisë: Flamurtari, Skënderbeu dhe Besëlidhja kualifikohen në turin tjetër
Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshje të turit të 1/32-ve të finales së Kupës së Shqipërisë. Flamurtari, Skënderbeu dhe Besëlidhja kualifikohen në turin tjetër të turneut.
Flamurtari ka mposhtur me rezultatin 4-1 Gramshin dhe ka siguruar një biletë në turin tjetër të turneut.
Me të njëjtin rezultat, 4-1, Skënderbeu ka mposhtur Naftëtarin, duke u kualifikuar në fazën e 1/16-ve të Kupës së Shqipërisë.
Më e luftuar ka qenë sfida në Lezhë, aty ku u përballen Besëlidhja me Sopotin. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, por një gol i shënuar në kohën shtesë nga Marku, i ka dhënë fitoren 2-1 lezhjanëve, që vazhdojnë rrugëtimin në këtë kompeticion.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.