Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.18 ▼0.87%
ARI 4,498 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $62,463 ▼ -7.24% ETH $1,737 ▼ -7.94% XRP $1.1467 ▼ -7.78% SOL $67.8900 ▼ -10.25%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.18 ▼0.87 % ARI 4,498 ▲0.7 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.18 ▼0.87 % ARI 4,498 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Kosova

Kurti flet për bashkimin Osmani-Abdixhiku: Dëshirat politike nuk duhen ngatërruar me faktet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimet politike dhe përfoljet për një bashkim të mundshëm mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe ka folur për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kurti tha se çdo qytetar apo subjekt politik ka të drejtë të ketë ambicie politike, por theksoi se vendimin final e merr populli.

“Të gjithë të cilët kanë ambicie politike, duan pushtet, kanë vizion e ide për të mirën e qytetarëve, le të angazhohen, le të punojnë me çka dinë e munden dhe ju dëshiroj sukses”, deklaroi ai.

Megjithatë, ai shtoi se “për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarëdo posti. Për këtë vendos populli dhe mos harroni qysh ka vendosur populli para katër muajsh”.

Kurti tha se dëshirat politike nuk duhet të ngatërrohen me realitetin politik.

“Njerëzit kanë dëshira edhe kjo është normale, por nuk duhet me i ngatërruar dëshirat me faktet”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se partia e tij vazhdon të rritet sa herë përballet me pengesa politike.

“Besoj që qytetarët e Republikës e kanë kuptuar që çdo herë kur përpiqesh t’ia vësh digën një rrjedhe socio-historike e politike qysh është Lëvizja Vetëvendosje, atëherë do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se rezultati i kësaj, sipas tij, do të shihet në zgjedhjet e 7 qershorit.

“E tash bash saktësisht sa do të jetë, do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”, tha ai.

Kurti konfirmoi se data e zgjedhjeve tashmë është caktuar dhe se LVV-ja është në përgatitje të listës së kandidatëve për deputetë.

“Data është caktuar 7 qershor dhe kjo ka imponuar që deri më datën 12 maj ne t’i dorëzojmë listat e kandidatëve tanë për deputetë”, deklaroi ai.

Sipas tij, zgjedhjet e reja erdhën si pasojë e bojkotit nga opozita.

“Kemi zgjedhje të përsëritura që nuk ka qenë e thënë që të mbahen, mirëpo meqë bojkotoi opozita, meqë nuk dëshironte të ishte as minimalisht konstruktive, ja po shkojmë edhe një herë drejt 7 qershorit për ta përsëritur e tejkaluar 28 dhjetorin”, u shpreh Kurti./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.