☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,551 ▼2.19%
DOW 51,713 ▼1.2%
NASDAQ 25,280 ▼3.45%
NAFTA 104.39 ▲2.34%
ARI 3,890 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,975 ▼ -4.88% ETH $2,234 ▼ -4.59% XRP $1.2373 ▼ -4.3% SOL $94.1300 ▼ -6.95%
S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 % S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Pas dy ditësh presim vendimin në Hagë, besojmë se do të kthehen në vendin e tyre e pranë familjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vendimin e pritshëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Kurti gjatë mbledhjes solemne të Qeverisë ka thënë se Kosova, dy ditë para shpalljes së vendimit, po e pret me vëmendje verdiktin e Gjykatës.

Sipas tij, për Kosovën është e qartë se rezistenca dhe lufta e UÇK-së kanë qenë të drejta dhe çlirimtare, në përballje me një pushtues që, siç tha ai, kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

“Pas dy ditësh Kosova, e të gjithë presim vendimin në Gjykatën Speciale në Hagë për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli. Për ne është gjithçka e qartë. Populli i Kosovës, rezistenca dhe lufta jonë ka qenë e drejtë çlirimtare dhe kundër një pushtuesi i cili kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, ka shtuar ai.

Kurti ka shprehur besimin dhe urimin që edhe verdikti që pritet të shpallet të mërkurën të jetë, sipas tij, në përputhje me këtë të drejtë.

“Besojmë dhe urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë, të kthehen në vendin e tyre e pranë familjes”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.