☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,150 ▲ +0.16% ETH $2,692 ▼ -0.15% XRP $1.5503 ▼ -1.96% SOL $121.8100 ▲ +0.89%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Kosova

Kurti publikon fletëvotimin e referendumit të vitit 1991: 35 vjet nga vota për Republikën e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar referendumin e vitit 1991 për Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur, duke publikuar edhe një fotografi të fletëvotimit të përdorur në atë proces.

Kurti ka shkruar se këtë vit shënohen 35 vjet nga referendumi, i cili u mbajt nga 26 deri më 30 shtator 1991 në tërë Kosovën.

Sipas tij, nga 1,051,357 qytetarë me të drejtë vote, në referendum morën pjesë 914,802 ose 87.01 për qind. Prej tyre, 913,705 votuan për opsionin “Po”, ndërsa 164 votuan “Jo”. Gjithashtu, 933 fletëvotime rezultuan të pavlefshme.

Kurti ka theksuar se 99.87 për qind e votave të vlefshme ishin në favor të Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.

“Referendumi i shtatorit 1991 për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, përfaqëson një ngjarje me rëndësi historike, meqë ishte e para herë që populli i Kosovës po deklarohej lirshëm duke shprehur vullnetin e tij për vetëvendosje”, ka shkruar Kurti.

Ai ka rikujtuar se një vit më herët, më 2 korrik 1990, ishte miratuar Deklarata Kushtetuese, ndërsa më 7 shtator 1990 ishte miratuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës në Kaçanik.

Sipas Kurtit, përmes referendumit, qytetarët e Kosovës shprehën aspiratën politike për një shtet të pavarur dhe sovran, të barabartë me shtetet e tjera demokratike.

Kryeministri ka lidhur këtë proces me zhvillimet e mëvonshme në Kosovë, duke përmendur rezistencën paqësore, luftën e UÇK-së dhe ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

“Me mirënjohje, nderim e respekt për të gjitha gjeneratat e aktivistëve që e mirëmbajtën përpjekjen dhe angazhimin e popullit të Kosovës për liri e bashkim, pavarësi e demokraci, për shtet dhe përparim!”, ka përfunduar Kurti./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.