☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.65 ▼0.11%
ARI 4,014 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,996 ▼ -0.5% ETH $2,318 ▼ -0.51% XRP $1.3036 ▲ +1.12% SOL $100.1700 ▼ -1.22%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Qeveria që varet nga partia e Beogradit i bën dëm shtetndërtimit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot se mënyra se si koalicioni PAN po orvatet që ta krijojë shumicën parlamentare nëpërmjet një qeverie, që do të varet nga partia e Beogradit në Kosovë dhe nga blerja e ndonjë deputeti i bën dëm shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë.

Kurti tha se të entjen kur pritet të mbahet seanca konstitutive do të jenë në Kuvend. Ai përsëriti qëndrimin e Vetëvendosjes se nuk do e votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

“Padyshim që i gjithë grupi parlamentar i VV-së do të jemi të enjten para orës 10:00 në Kuvendin e Republikës. Të enjten Kuvendi duhet ta zgjedh për kryetar një figurë politike sa më gjithëpërfshirëse e kurrsesi kontroverse. Ky deputet që do të bëhet kryetar Kuvendi në legjislaturën e gjashtë duhet të jetë shumë më i mirë se kryetari i Kuvendit në legjislaturën e pestë. Natyrisht se nuk do ta votojmë Veselin”, tha Kurtisot pasi u regjistrua si deputet.

Ai foli edhe për takimet me ambasadorët e shteteve të Quintit ku siç tha ai po diskutohen sfidat e seancës konstituive.

“Ne si përfaqësues të VV-së theksojmë rëndësinë e partneritetit me shtetet e perëndimit e në veçanti me ShBA-të dhe Gjermaninë”, tha Kurti.

Ndërsa sa  i përket takimeve të VV me LDK-në, Kurti theksoi se “ne kemi pasur disatakime, por jo mjaftueshëm. Dhe besoj që ato do të intensifikohen në ditët në vijim e veçanërisht pas 3 gushtit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.