🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,717 ▲0.61%
DOW 51,337 ▼0.02%
NASDAQ 27,080 ▲1.06%
NAFTA 91.41 ▲2.27%
ARI 4,192 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $84,334 ▲ +1.5% ETH $2,688 ▲ +0.4% XRP $1.5106 ▼ -0.43% SOL $119.6600 ▲ +1.17%
S&P 500 7,717 ▲0.61 % DOW 51,337 ▼0.02 % NASDAQ 27,080 ▲1.06 % NAFTA 91.41 ▲2.27 % ARI 4,192 ▲0.29 % S&P 500 7,717 ▲0.61 % DOW 51,337 ▼0.02 % NASDAQ 27,080 ▲1.06 % NAFTA 91.41 ▲2.27 % ARI 4,192 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Serbia

Kurti: Serbia dhe Rusia do të përpiqen ta përdorin kundër Kosovës vendimin e Dhomave të Specializuara të Hagës

Kryeministri i Kosovës, pas mbledhjes së Qeverisë, thotë se nevojitet një fushatë e përbashkët e diplomacisë publike për mbrojtjen e së vërtetës së luftës së UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi sot pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës se Serbia dhe Rusia “do të përpiqen ta përdorin” kundër Kosovës vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u dënuan në shkallë të parë me burgime shumëvjeçare për krime lufte, siç njofton gazeta Danas.

Kurti u tha gazetarëve se duhet “të nisim një fushatë të përbashkët në fushën e diplomacisë publike”, duke shtuar: “Është e qartë se nuk do t’ua kenë lehtë siç e menduan, sepse e ashtuquajtura shtëpia e verdhë dhe tregtia e supozuar e organeve as që arritën në aktakuzë, e lëre më në vendim. Vendimi konstatoi gjithashtu se nuk kishte krime kundër njerëzimit, as persekutim sistematik dhe të përhapur të popullatës civile. Pra, UÇK-ja nuk ka bërë diçka të tillë.”

Dhomave të Specializuara në Hagë dënuan më 16 shtator Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burg, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet për krime lufte, duke përfshirë privimin e paligjshëm ose arbitrar të lirisë, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjet.

Pas këtij vendimi, shqiptarët organizuan protesta në Prishtinë dhe në mbarë botën, ndërsa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan Deklaratën me të cilën e hodhën poshtë si të papranueshëm konkluzionin për ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale të katër të dënuarve në shkallë të parë. Në Deklaratë kërkohet që Dhomat e Specializuara “të mos e tejkalojnë mandatin e tyre” dhe të konstatohet se ekzistonte një ndërmarrje e përbashkët kriminale për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, e zbatuar përmes aparatit shtetëror, ushtarak dhe policor të autoriteteve jugosllave dhe serbe. Partia Demokratike e Kosovës kërkoi miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndër të tjera kufizimin e mandatit të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.