Tragjedi në futbollin anglez, vdes në moshën 32 vjeç ish-lojtari i Cityt
Futbolli anglez është në zi, Courtney Meppen-Walter ka ndërruar jetë. Ishte vetëm 32 vjeç, në moshë të re konsiderohej një nga talentet më premtuese të Manchester Cityt përpara se një aksident i rëndë me makinë t’i kushtonte karrierën.
I lindur në vitin 1994, Courtney Meppen-Walter u rrit në sistemin e të rinjve të Manchester Cityt. Ai luajti si mbrojtës dhe, për një kohë të gjatë, konsiderohej si një nga talentet më premtuese në akademinë e Citizens.
Karriera e tij dukej se do të niste kur, në shtator 2012, ai u përfshi në një aksident të tmerrshëm me makinë që vrau dy persona. Meppen-Ëalter u gjykua dhe u dënua, duke vuajtur gjashtëmbëdhjetë muaj burg. City nuk ia rinovoi kontratën dhe i riu, i cili kishte debutuar edhe për ekipin kombëtar nën 18 vjeç dhe mbante shiritin e kapitenit, iu desh të fillonte nga e para.
Në vitet që pasuan, ai u përpoq të rindërtonte karrierën e tij, duke luajtur kryesisht në ligat më të ulëta. Ai luajti për disa klube, përfshirë Carlisle United dhe Stockport. Ai gjithashtu luajti kohët e fundit për Bury, klubin në qytetin e tij të lindjes.
Sot, u përhap lajmi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta, vetëm në moshën 32 vjeç. Shkaku i vdekjes është ende i panjohur, por mesazhe dashurie dhe ngushëllimi kanë vërshuar nga shumë anë. Jon Gold, kryetar i Nantëich Toën, një nga klubet e fundit për të cilat luajti, deklaroi: “Ai la një përshtypje të pashlyeshme tek të gjithë ata që patën fatin ta takonin. Ai kaloi nëpër periudha të vështira në jetën e tij, nga të cilat nuk shpëtoi kurrë. Ne e njihnim si një person plot pozitivitet dhe frymëzim të madh. I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe të gjithë atyre që e njohën”.
Shoqata e Futbollit lëshoi gjithashtu një mesazh ngushëllimi: “Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Courtney Meppen-Walter, i cili më parë përfaqësonte ekipet tona të të rinjve. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë të vështirë”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.