☁️
Tiranë 35°C · Vranët 01 July 2026
S&P 500 7,499 ▲0.79%
DOW 52,319 ▲0.26%
NASDAQ 26,214 ▲1.52%
NAFTA 69.05 ▼0.65%
ARI 4,049 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $58,669 ▼ -0.85% ETH $1,572 ▼ -0.37% XRP $1.0396 ▲ +0.14% SOL $74.9400 ▲ +2.14%
S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.05 ▼0.65 % ARI 4,049 ▲0.25 % S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.05 ▼0.65 % ARI 4,049 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Kosova

​Kusari-Lila: Mospajtimet brenda partive mund ta bllokojnë krijimin e institucioneve

Ministrja në detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari- Lila, deklaroi se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, pritet të fillojë komunikimi zyrtar ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera politike në lidhje me krijimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Ajo tha se koalicioni që përfaqëson do të dalë me qëndrim zyrtar, ndërsa që i njëjti pret që edhe subjektet tjera të veprojnë njëjtë, pasi, siç shtoi, deri më tani ka pasur vetëm deklarime të përgjithshme nga përfaqësues të partive, por jo vendime zyrtare të tyre, me përjashtim të Aleancës.

Kusari Lila shtoi se situata politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit është më e komplikuar sesa në proceset e kaluara, pasi sipas saj, brenda partive tjera, po shfaqen më shumë se një qëndrim për marrëveshje të mundshme politike ose koalicione.

Kjo, sipas saj, mund ta vështirësojë themelimin e institucioneve të reja dhe arritjen e ndonjë ujdie.

“Deri më tash çka kam dëgjuar, të paktën kanë qenë deklarime të përgjithshme të përfaqësuesve të partive, po jo në nivelin e vendimeve të këtyre partive. Përjashtoj njerëz të Aleancës që ka dalë konkretisht. Në momentin e certifikimit të rezultateve, duhet të fillojë komunikimi zyrtar, me qëndrime zyrtare. Në rastin tonë është drejtuesi i partisë më të madhe të koalicionit, kryeministri Albin Kurti. Në pozicione të tjera janë kryetarët e partive, të cilët do të duhej të prezantonin qëndrimin zyrtar të partisë, por edhe të grupit të deputetëve që ata kanë. Për shkak se është situata pak më e komplikuar sesa në zgjedhjet e kaluara, kur sot nga një grupim parlamentar ose nga një subjekt politik ka dy-tri qëndrime. Kjo po se po e vështirëson shumë edhe do ta vështirësojë konstituimin e institucioneve apo një dakordim në mes të subjektit fitues të zgjedhjeve dhe partive tjera”, tha Kusari.

E pyetur për kërkesat që ka bërë Aleanca në mënyrë që kjo parti ta jap votën e saj eventuale për proceset institucionale, Kusari Lila tha se ato çështje duhet të trajtohen në kuadër të propozimeve për hartimin e programit qeverisës.

Duke folur edhe për kushtin kryesor që kanë vënë parti të ndryshme për përfshirje të mundshme në bisedime me Vetëvendosje, e që është çështja e gazit amerikan, kryetarja e Alternativa tha se kjo temë nuk duhet të shfrytëzohet për beteja të brendshme politike.

“Sa i përket projekteve unë besoj që ajo është çështje që diskutohet me programin qeverisës. Dhe nëse një parti qet kushte të kësaj natyre, po nuk bëhet pjesë e qeverisë, nuk ka domethënie përmbajtja e saj. Ndërsa sa i përket në veçanti këtij projekti i cili është politizuar tepër shumë, askujt nuk po besoj që i bën nder, as bashkëpunimit apo raporteve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse projektet strategjike që është energjia shfrytëzohen për beteja të brendshme politike. Unë e kuptoj që ka nevojë për diskutim edhe për debat përmbajtjesor, por jo debat me akuzë dhe kundërakuzë për një projekt që do t’i tejkalojë mandatet e të gjitha qeverive, jo vetëm në rastin konkret për shembull diskutimi për gazin amerikan”, tha ajo.

Kusari Lila u pyet edhe për emra të mundshëm që lidhen me posta e pozita të ndryshme, në institucionet e reja që pritet të krijohen, por tha se nuk mund të flasë për ta, pasi sipas saj, kjo çështje është lënë të diskutohet në bisedimet eventuale ndërmjet partive politike.

Ajo përmendi edhe propozimin e mëhershëm që kishte bërë VV për ta votuar Feride Rushitin për presidente, duke thënë se kështu nuk kishin vepruar edhe partitë opozitare, që sic shtoi, nuk kishin dhënë propozime konkrete.

“Nuk mund të flas për emra tash për shkak se kjo është një proces i cili është lënë të diskutohet në mes të partive politike siç e dini, është thënë që priten edhe rekomandime të tjera. Feride Rushiti, rekomandim në momentin kur partitë opozitare atëbotë asnjë propozim nuk e kanë dhënë, asnjë emër publikisht nuk kanë folur. Ndoshta është momenti që me filluar me i trajtu gjërat seriozisht duke filluar prej qëndrimeve zyrtare të subjekteve politike që dakordohen edhe garantojnë për gjithë deputetët. Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partin Demokratike të Kosovës, të dyjat në herën e kaluar nuk kanë pasur propozime konkrete”, tha ajo. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.