☁️
Tiranë 13°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▲0%
ARI 4,787 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,116 ▼ -3.47% ETH $2,199 ▼ -5.02% XRP $1.3312 ▼ -2.83% SOL $82.0100 ▼ -4.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kush është i vrari në Sarandë, vëllai i zyrtarit të arrestuar për drogë

Një 47-vjeçar u gjet i vrarë me armë në fshatin Shëndëlli të Sarandës pak pas mesnate. Aleksandër Bardhi u gjet i pajetë në rrugë nga kushëriri i tij, ndërsa sipas policisë Bardhi është qëlluar me armë automatike.

“Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët kyçe rreth kësaj zone për rënien në gjurmë të autorëve me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre”, thotë policia përmes një njoftimi zyrtar.

Express mëson se 47-vjeçari i cili banonte në këtë fshat, është vëllai i Petrit Bardhit, ish-kryeplak i Shëndëllisë. Ky i fundit ka mbajtur së fundi detyrën e administratorit të njësisë së Kaçinarit në Bashkinë e Mirditës, një emër jo i panjohur për Policinë e Shtetit.

Në shkurt të këtij viti, Petrit Bardhi 44 vjeç, u arrestua nga policia, pas disa muajve që kaloi në arrati. Në tetor të vitit 2015 në banesën e tij në fshatin Simon, ku familja Bardhi kishte jetuar vite më parë, policia gjeti 424 kilogramë kanabis të tharë në përgatitje për ambalazhim, me qëllimin trafikimin drejt Greqisë. Lënda narkotike do trafikohej nga dy vëllezërit Petrit dhe Floarian Bardhi, të dy të shpallur në kërkim në atë kohë, por që administratori i Kaçinarit mundit të vihet në pranga në shkurt 2016. Vëllai i tij Floriani, do të do të merrte përsipër trafikimin e drogës nga Saranda në Greqi, pasi në banesë u gjet edhe një pasaportë biometrike me emrin e Florian Bardhit, 50 vjeç.

Operacioni policor në atë kohë ishte koduar “Shëndellia”, pikërisht me emrin e fshatit të Sarandës ku jeton Petrit Bardhi dhe ku në 00:35 të këtij mëngjesi u gjet i vrarë vëllai i tij.

Petrit Bardhi rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në maj të vitit 2015 Petrit Bardhi u ndalua në Tiranë pasi iu gjet një pistoletë, por më vonë u vërtetua se ai kishte leje për mbajtjen e armës. Ndërsa në vitin 2013 kur mbante postin e kryetarit të komunës së Kaçinarit ai pati një përplasje me armë me policinë.

44-vjeçari u emërua administrator i njësisë administrative Kaçinar pas zgjedhjeve vendore 2015, nga kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj, i Partisë Socialiste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.