Bota

Kush është Kamala Harris, kandidatja e parë me ngjyrë për zv.presidente të SHBA-ve

Muaj më parë iu shua ëndrra e saj presidenciale, por Kamala Harris mund të bëhet zv.presidente e SHBA-ve. Një vit më parë, senatorja në Californi kishte arritur të përparojë në një fushë të mbushur me kandidatë të fuqishëm demokrat për president – dhe ishte kritike e madhe e personit që e zgjodhi si kandidate për zv.presidente, Joe Biden. Megjithatë, në fund të vitit 2019, fushata e saj kishte vdekur. Tani, me Biden si kandidatin e demokratëve për president, 55-vjeçarja është emëruar për pozitën e nënpresidentes, raporton BBC.

Por, kush është Kamala Harris

Ajo lindi në Oakland të Californisë (1964) nga dy prindër emigrantë: një nënë me origjinë indiane dhe babai i lindur nga Xhamajka. Pas shkurorëzimit të prindërve, Harris u rrit kryesisht nga nëna e saj hindu, Shyamala Gopalan Harris, një studiuese për kancerin dhe aktiviste për të drejtat civile. Ajo u rrit me trashëgiminë e saj indiane, duke iu bashkuar nënës në vizitat në shtetin e Indisë, por Harris ka thënë se nëna e saj adoptoi kulturën e “zezë” të Oaklandit.

Vitet e para si senatore gjithashtu i kaloi për një periudhë të shkurtër edhe në Kanada. Kur Gopalan Harris mori mësime në Universitetin McGill, Harris dhe motra e saj e vogël, Maya shkuan me të, duke ndjekur shkollimin për pesë vite në Montreal.

Ajo ndoqi kolegjin në SHBA, duke kaluar katër vjet në Universitetin e Howardit, një nga kolegjet kryesore të vendit, të cilat ajo i ka cilësuar si ndër përvojat më formuese të jetës së saj.

Harris thotë se gjithmonë ka qenë e rehatshme me identitetin e saj dhe thjesht e përshkruan veten si “një amerikane”.

Në vitin 2019, ajo i tha Washington Post se politikanët nuk duhet të futen në ndarje për shkak të ngjyrës ose sfondit të tyre. “Esenca ime është: Unë jam kush jam. Unë jam e mirë me të. Ndoshta duhet ta kuptoni, por jam mirë me të”, tha ajo.

Pas katër vitesh në Howard, Harris fitojë gradën e saj juriste në Universitetin e Kalifornisë, Hastings dhe filloi karrierën në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Alameda.

Ajo u bë avokate e qarkut – prokurore e lartë – për San Franciskon në vitin 2003, përpara se të zgjidhej gruaja e parë që shërbeu si avokate e përgjithshme e Californisë, zyrtare e zbatimit të ligjit në shtetin më të populluar të Amerikës.

Në gati dy mandatet e saja si avokate e përgjithshme, Harris fitoi një reputacion si një nga yjet në rritje të Partisë Demokratike, duke përdorur këtë moment për të nxitur zgjedhjen e saj si senatore e re e në vitin 2017 nga California.

Ajo gjithashtu nuk ishte në gjendje të përfitonte nga pika e fortë e kandidaturës së saj: gjatë debateve të demokratëve nuk tregoi aftësitë e saj prokuroriale, duke e vendosur shpesh Bidenin në vijën e sulmit.

Një demokrate nga California me një rezyme të zbatimit të ligjit, Harris u përpoq të ndiqte vijën e mirë midis krahëve përparimtarë dhe të moderuar të partisë së saj, por përfundoi duke i dhënë fund kandidaturës në dhjetor para debatit të parë të demokratëve në Iowa në fillim të vitit 2020.

Procesverbali i saj kundër krimit

Kandidimi për presidente të SHBA-ve bëri që për pak kohë puna e saj kryesore si prokurore e Californisë të lihet anash.

Megjithëse u përball me rastet e tilla si, martesa homoseksuale dhe dënimi me vdekje, ajo u përball me sulme të përsëritura nga progresistët për të mos qenë mjaft përparimtare, dhe ishte subjekt i një vepre të profesorit të ligjit të Universitetit të San Franciscos, Lara Bazelon, shkruan tg. “Kamala është police” u bë një refren i zakonshëm i fushatës së saj, duke prishur përpjekjet për të fituar bazën më liberale të demokratëve gjatë fillimeve. Por, të njëjtat kredenciale për zbatimin e ligjit mund të rezultojnë të dobishme në zgjedhjet e përgjithshme kur demokratët duhet të fitojnë votuesit më të moderuar dhe të pavarur.

Dhe tani, gjersa SHBA-të po kalojnë nëpër problemet e vazhdueshme racore dhe ka një kontroll mbi brutalitetin e policisë, Harris ka zënë një vend në rreshtin e parë.

Në emisionet e debateve, ajo bën thirrje për ndryshim në praktikat e policisë në të gjithë SHBA-të, duke kërkuar edhe arrestimin e oficerëve të policisë që vranë Breonna Taylor, një grua 26-vjeçare afrikano-amerikane nga Kentucky dhe shpesh flet rreth luftës kundër racizmit. Harris ka thënë shpesh që identiteti i saj e bën të përshtatshme në mënyrë unike për t’i përfaqësuar ato edhe përtej kufijve. Tani që Biden e ka emëruar si kandidate për nënpresidente, ajo mund ta ketë një shans për ta bërë pikërisht nga Shtëpia e Bardhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button