Kush është prokurori që firmosi urdhrin për heqjen e mandatit të Tahirit
Prokurori i cili prej 11 mujash drejton Prokurorinë e Krimeve të Rënda firmosi kërkesën për heqjen e mandatit që i hap rrugë arrestimit të ish-minitrit të Brendshëm Samir Tahiri. Bëhet fjalë për prokurorin Besim Hajdarmataj.
Mësohet se Besim Hajdarmataj ka drejtuar ndër vite institucionin e hetimit në qytete të vështira si Tropoja apo Kurbini. Ai ka qenë për një periudhë kohore edhe drejtues i prokurorisë në Durrës.
Hajdarmataj ka lindur në qytetin e Tropojës në vitin 1975 dhe ka përfunduar studimet në fakultetin e drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës.
Ai njihet si prokurori që ka trajtuar disa nga çështjet e vështira në vend, mes të cilave edhe ajo e italianit Guido Guidi, i cili u rrëzua me avionin e tij në zonën e Ishmit.