☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Kush është pronari i linjës së autobusëve i arrestuar sot në Tiranë, e kaluara e tij kriminale

Policia e Tiranës ka vënë sot në pranga një 41-vjeçar si autor të dyshuar të dy ngjarjeve kriminale, të shkatërrimit të pronës me eksploziv. Në pranga përfundoi Eduard Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është dokumentuar me prova ligjore që ky shtetas është autor i 2 ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015:

– Ngjarjes së ndodhur më datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është djegur me lëndë djegëse automjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit A.P., 65 vjeç.
– Ngjarjes së ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të të shtetasit A.B., 40 vjeç.

Kush është Eduard Dushku i arrestuar dhe më parë?
Mësohet se Eduard Dushku është pronar i një linje autobusësh dhe është arrestuar edhe më parë për vepra të ndryshme penale. Së fundmi ai është arrestuar në 12 Gusht të këtij viti në Sauk, pas një sherri për pronën me Skënder Osma, 38 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi, në Sauk janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, shtetasi Skënder Osma, ndërsa shtetasi Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë”- thuhej në njoftimin e policisë.
Gjithashtu Eduart Dushku është arrestuar edhe në vitin 2012, pasi ishte në kërkim për vrasjen e Eduard Vrapit në gusht të vitit 2011.

“Policia arrestoi një person të shumëkërkuar, i cili u kap me një armë pa leje pranë ish-Profarmës. Eduard Dushku, pronar i një linje autobusësh, është vënë në pranga në afërsi të ish-Profarmës në Tiranë. Burimet zyrtare thanë se ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.”- thuhej në njoftimin e policisë.

Sipas Prokurorisë, Dushku është autor i vrasjes së Avdulla Vrapit në gusht të vitit 2011. Vrasja ka ndodhur pas një zënke mes Albert Vrapit, djalit të viktimës, dhe Besnik Tresës, shofer autobusi, ku pronar i mjetit ishte Eduard Dushku. Sherri fillimisht ka nisur pas gërvishtjes së makinës së Albert Vrapit nga shoferi i autobusit, që më pas degradoi deri në vrasje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.