☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,551 ▼2.19%
DOW 51,713 ▼1.2%
NASDAQ 25,280 ▼3.45%
NAFTA 104.39 ▲2.34%
ARI 3,890 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,975 ▼ -4.88% ETH $2,234 ▼ -4.59% XRP $1.2373 ▼ -4.3% SOL $94.1300 ▼ -6.95%
S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 % S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Policia sqaron masat para 16 shtatorit: Planet e sigurisë janë procedura të rregullta

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në disa portale se vendi do të “blindoset” në prag të vendimit të Hagës, duke i cilësuar ato si pretendime që mund të keqinformojnë opinionin.

Përmes një njoftimi për media, Policia ka sqaruar se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste të zhvillimeve, aktiviteteve apo tubimeve me pjesëmarrje të madhe janë pjesë e procedurave të rregullta policore.

“Me qëllim të njoftimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe më gjerë, ju bëjmë me dije se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur pritet të ketë zhvillime, aktivitete, apo pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, hartimi i planeve policore janë pjesë e procedurave të rregullta policore”, thuhet në njoftim.

Policia ka përmendur edhe marshin solidarizues paqësor të 12 shtatorit, duke theksuar se masat e sigurisë në raste të tilla planifikohen për menaxhimin e sigurt të tubimeve, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, qarkullimin e trafikut rrugor dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Sipas Policisë, në kuadër të vlerësimeve dhe planifikimeve merret parasysh edhe mundësia që individë apo elemente të caktuara, përfshirë edhe nga jashtë vendit, të tentojnë t’i shfrytëzojnë grumbullimet e mëdha për provokime, incidente apo veprime destabilizuese.

“Këto janë masa parandaluese dhe standarde, të cilat aplikohen varësisht nga numri i pritshëm i pjesëmarrësve dhe vlerësimit të përgjithshëm të situatës”, thuhet në njoftim.

Në fund, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe të krijojnë shqetësim të panevojshëm në opinion./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.