Kronika

 Kush janë të arrestuarit në Shqipëri për operacionin EuroJust në lidhje me Call Centerat

Iris Puca dhe Adrian Korriku, janë dy personat e arrestuar në Shqipëri për operacionin EuroJust në lidhje me Call Centerat.
Berlando Saraçaj nga Vlora dhe një tjetër person nga Elbasani janë ndaluar gjithashtu, me qëllim ekstradimin nga Shqipëra në drejtim të Spanjës he jo për arsyen se ishin nën hetim nga SPAK.
SPAK në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë bërë vetëm ekzekutimin e vendimit penal të gjykatës Sue De Urgell në Spanjë.
Eurojust, SPAK dhe policia shqiptare pas hetimit të përbashkët mes 10 vendeve, dolën në të njëjtin përfundim, duke konkluduar se puna e Call Centerave ka marrë përmasat e krimit ët organizuar tashme.
Rezulton se nga 15 call center-a të kontrolluara befasisht, 6 gjendeshin në Shqipëri, 5 në Gjerogji, 3 në Ukrainë dhe 1 në Maqedoninë e Veriut.
Prej këtyre pikave që zhvendoseshin vazhdimisht janë mashtruar qindra qytetarë europianë dhe nga përllogaritja dëmi i shkaktuar nga mashtrimi kompjuterik është gati 50 milionë euro në çdo tre muaj.
Megjithatë pavarësisht parasë së zezë që po qarkullon nga aktiviteti call center-ave, të gjitha prokuroritë në vend kanë dështuar këto katër vitet e fundit dhe nuk kanë dorëzuar në gjykatë asnjë dosje dhe asnjë të akuzuar për pastrim parash që vijnë nga ky krim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button