Kush më del kundër e sakatoj
Bushati zbulon "kërcënimet" e Ramës ndaj socialistëve
Analisti Andi Bushati ka ndarë mbrëmjen e sotme detaje nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Bushati tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se kryeministri Edi Rama ka “kërcënuar” socialistët lidhur me çështjen e votimit për imunitetin e deputetes Belinda Balluku. Ndër të tjera ai tha se sot ka një thyerje mes Prokurorisë së Posaçme dhe Ramës.
“Rama në kryesi dje u është drejtuar derdimenëve atje “kush më del kundër, unë e sakatoj!”. Ka patur një gjuhë, “nuk dua njeri kundër”. Ka guxuar Elisa e shkretë të flasë dhe ai ka thënë “ik moj ti se unë bëj ministre dhe të heq”.
A ka thyerje mes Ramës dhe SPAK? A ka element të tjerë që janë futur në mes? Për mua ka një thyerje. Pse ka ardhur? A kemi një SPAK të drejtë sot?
Të thashë, kur e dëgjova Ramën në grup parlamentar, për paraburgimet ka të drejtë, për prezumimin e pafajësisë ka të drejtë, edhe për faktin që një njeri që akuzohet për pabarazi në tendera të paraburgoset, edhe këtë ka të drejtë. Por ky SPAK kështu ka vepruar me të gjithë. Kjo na risjell te pyetja, pse nuk është merakosur Rama dhe PS kur ky SPAK ishte kaq represiv me të gjithë dynjanë? Kjo na bën të kthehemi te pyetja, çfarë ka ndodhur që janë thyer?”, është shprehur Bushati.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.