🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.01 ▲0.39%
ARI 3,598 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,484 ▲ +1.88% ETH $1,687 ▲ +1.4% XRP $0.9514 ▲ +3.11% SOL $70.8700 ▲ +2.76%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.01 ▲0.39 % ARI 3,598 ▲0.92 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.01 ▲0.39 % ARI 3,598 ▲0.92 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
Bota

Kushner: Putin na siguroi se nuk do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë

I dërguari special i presidentit amerikan, Jared Kushner zbuloi të mërkurën se Vladimir Putin i siguroi së fundmi se nuk ka ndërmend të përdorë armë bërthamore në luftën kundër Ukrainës. Ai gjithashtu mbrojti qëndrimin e Uashingtonit në negociatat për t’i dhënë fund konfliktit.“Ai pranoi të mos përdorë armë bërthamore, gjë që është padyshim e rëndësishme, ai na siguroi se nuk ka një qëllim të tillë”, tha Kushner në podkastin “MD Meets”, i cili prezantohet nga Matthias Depfner, CEO i grupit botues gjerman Axel Springer.

I dërguari special i Trump madje pretendoi se presidenti rus ka treguar “vetëpërmbajtje” në luftën që nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.Që nga fillimi i pushtimit rus, janë shprehur vazhdimisht shqetësime në lidhje me mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike, të cilat janë intensifikuar herë pas here nga kërcënimet e zyrtarëve rusë.

Kushner gjithashtu hodhi poshtë kritikat se administrata Trump është shumë “e afërt” me Moskën, duke argumentuar se SHBA-të e shohin rolin e tyre si ndërmjetësues në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje për luftën.

“Ne nuk kemi ushtruar asnjë presion mbi Presidentin Volodymyr Zelensky ose mbi ukrainasit”, tha ai, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetësi kryesor financiar i Ukrainës dhe se Uashingtoni vazhdon të ndajë informacione me Kievin.

Në të njëjtën kohë, Kushner akuzoi palën ukrainase për minimin e përpjekjeve për të zgjidhur konfliktin përmes negociatave, duke iu referuar një sulmi të dyshuar në njërën nga rezidencat e Vladimir Putinit në dhjetor 2025.

Në fund të vitit të kaluar, qeveria ruse akuzoi ushtrinë ukrainase se po përpiqej të godiste me dronë rezidencën e presidentit rus në Valdai.

Megjithatë, Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) kishte arritur në një përfundim tjetër, duke siguruar se objektivi i sulmit ukrainas nuk ishte rezidenca e Putinit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.