🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 83.92 ▲0.29%
ARI 3,595 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,580 ▲ +2.51% ETH $1,691 ▲ +2.11% XRP $0.9529 ▲ +3.6% SOL $71.0400 ▲ +3.44%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 83.92 ▲0.29 % ARI 3,595 ▲0.86 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 83.92 ▲0.29 % ARI 3,595 ▲0.86 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Në Negroc sot do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit

Në hyrje të vendlindjes së Jakup Krasniqit, në fshatin Negroc, sot, më 26 nëntor 2026, do të bëhet përurimi i lapidarit kushtuar kësaj figure të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu, do të bëhet edhe zbulimi i mbishkrimit me tri shkronjat “UÇK”.

Kjo ngjarje do të shënojë një moment të veçantë për fshatin Negroc si dhe për vet ish-zëdhënësin e UÇK-së i cili ndodhet në paraburgimin e Hagës.

Njoftimi është bërë nga nipi i tij, Agron Krasniqi, i cili fton të gjithë të jenë pjesë e këtij momenti.

Jakup Krasniqi ka qëndruar për katër ditë në Kosovë, për t’u kthyer më pas në Hagë, pas përfundimit të vizitës, e cila ishte lejuar nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara për arsye humanitare.

Njoftimi për kthimin e tij është publikuar të shtunën e javë së kaluar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Jakup Krasniqi u kthye sot në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye humanitare bindëse”, thuhej në njoftim.

Sipas Dhomave të Specializuara, kjo ishte vizita e 15-të e një personi të paraburgosur në Kosovë, e urdhëruar nga gjykatësit për arsye humanitare dhe e organizuar nga vetë gjykata.

Krasniqi kishte arritur në Kosovë më 18 nëntor, pas miratimit të kërkesës për vizitë humanitare.

Gjatë qëndrimit katërditor, ai ka qëndruar pranë familjes së tij në Prishtinë, ndërsa netët i kalonte në objektin e EULEX-it në Fushë Kosovë. Vizita është zhvilluar nën masa të veçanta sigurie. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.