🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.01 ▲0.39%
ARI 3,598 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,484 ▲ +1.88% ETH $1,687 ▲ +1.4% XRP $0.9514 ▲ +3.11% SOL $70.8700 ▲ +2.76%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.01 ▲0.39 % ARI 3,598 ▲0.92 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.01 ▲0.39 % ARI 3,598 ▲0.92 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
Europa

Zbulohet skemë mashtrimi me fatura fiktive në Greqi, 12.6 milionë euro dëm shtetit

Një skemë mashtrimi me rimbursimet për akomodimin e punonjësve të administratës publike është zbuluar në Greqi, ku dy grupe kriminale dyshohet se lëshonin fatura fiktive për netqëndrime që nuk ishin kryer, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej të paktën 12.6 milionë eurosh.

Sipas hetimeve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Organeve të Sigurisë në Greqi, në skemë rezultojnë të përfshirë 1 309 efektivë dhe punonjës të tjerë publikë, mes tyre policë, pjesëtarë të Rojës Bregdetare, zjarrfikës, ushtarakë dhe nëpunës të administratës.

Dy grupet kriminale vepronin në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri dhe kishin krijuar kompani përmes të cilave merrnin me qira prona në zona të ndryshme të vendit. Këto ambiente përdoreshin si struktura fiktive akomodimi, për të lëshuar fatura kundrejt pagesës për punonjësit që udhëtonin për arsye pune jashtë vendbanimit të tyre.

Punonjësit i paraqisnin më pas këto fatura pranë institucioneve ku punonin, duke përfituar rimbursime nga shteti për netqëndrime që në të vërtetë nuk i kishin kryer.

Sipas policisë greke, në faturat fiktive shënohej shuma maksimale e lejuar për kompensimin e çdo nate qëndrimi, në varësi të zonës dhe periudhës së udhëtimit. Madje, edhe në rastet e pakta kur akomodimi ishte real, vlera e shënuar në faturë ishte dukshëm më e lartë se shuma e paguar.

Shtrirja e skemës ishte e konsiderueshme. Vetëm kompania e grupit të parë kishte marrë me qira ose nënqira më shumë se 173 prona në zona të ndryshme të Greqisë. Disa prej tyre nuk kishin as energji elektrike dhe as furnizim me ujë.

Një nga rastet më flagrante ishte një pronë prej vetëm 44 metrash katrorë, ku, sipas faturave të lëshuara, rezultonte se kishin qëndruar njëkohësisht 23 persona.

Dëmi i shkaktuar nga grupi i parë vlerësohet në 2.84 milionë euro, ndërsa ai i grupit të dytë në 9.52 milionë euro. Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu fatura të lëshuara nga nëntë kompani në emër të shtetasve të huaj, të cilët dyshohet se shërbenin si persona fiktivë për fshehjen e pronësisë, si dhe nga dy kompani të tjera me seli të përbashkët në Selanik.

Në këto raste, dëmi shtesë për shtetin grek vlerësohet përkatësisht në 225 mijë dhe 89 600 euro.

Operacioni policor u zhvillua më 24 nëntor në Atikë, Janinë dhe Mitilini. Gjatë tij u arrestuan 17 anëtarë të dy grupeve, përfshirë dy personat e dyshuar si drejtuesit e tyre, si dhe një polic, një ushtarak dhe një pjesëtar të Rojës Bregdetare.

Në kuadër të operacionit u arrestuan gjithashtu tre policë të tjerë dhe një punonjës i Marinës Ushtarake, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të arrestuarve në 21 persona. Në dosjen hetimore përfshihen edhe 16 persona të tjerë të dyshuar si pjesë e grupeve.

Gjatë kontrolleve në banesa, zyra dhe automjete, autoritetet sekuestruan 418 270 euro cash, prej të cilave 328 375 euro u gjetën të fshehura në banesën e njërës prej të arrestuarave.

Mes sendeve të sekuestruara ishin edhe bileta të fituara në lojëra fati, me vlerë totale mbi 200 mijë euro, kompjuterë, telefona celularë, vula kompanish, dy pajisje POS, shënime me të dhëna për udhëtimet dhe shumat e parave, katër automjete, një sasi e vogël lëndësh narkotike dhe një armë gjahu.

Në vëmendjen e autoriteteve kanë hyrë edhe llogaritë bankare të personave të dyshuar si drejtues të grupeve. Katër prej tyre rezultonin me një gjendje të përgjithshme mbi 2.4 milionë euro. Për verifikimin e origjinës së këtyre parave është njoftuar edhe Autoriteti për Luftën kundër Pastrimit të Parave.

Hetimi nisi pas denoncimeve se disa policë, të transferuar nga shërbimet në provinca drejt Athinës dhe Selanikut, paraqisnin fatura fiktive hotelesh për të përfituar kompensimin e shpenzimeve të akomodimit.

Të arrestuarit përballen me akuza për pjesëmarrje në grup kriminal dhe bashkëpunim në mashtrim në dëm të shtetit, në formën e rëndë të veprës penale. Ndërsa 1 309 efektivët dhe punonjësit e tjerë publikë të identifikuar akuzohen për mashtrim në shkallën e kundërvajtjes penale.

Të arrestuarit janë dërguar përpara autoriteteve kompetente të drejtësisë, ndërsa hetimet vijojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.