Kushtetuesja rrëzon KLD, nuk shfuqizon vendimin e Kuvendit për Cefën e Lelçajn
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që kërkonte shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për nënkryetarin Elvis Çefa dhe anëtarin e KLD-së Lulzim Lelcaj, të shkarkuar pas ngritjes së një komisioni hetimor, i cili konstatoi shkelje ligjore e Kushtetuese nga Cefa dhe Lelçaj gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në KLD.
Sipas akuzave që ngriti Komisioni Hetimor, i cili kërkoi shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së, këta të fundit kanë shkelur rëndë ligjin dhe kanë dëmtuar rëndë jo vetëm veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por dhe funksionimin normal të pushtetit gjyqësor, të cilat reflektohen më gjerë si dëme ndaj shoqërisë, për shkak të imazhit negativ që sistemi i drejtësisë ka krijuar sot tek publiku, partnerët ndërkombëtarë, komuniteti i gjyqtarëve, shoqëria civile, media etj.
Por KLD-ja kundërshtoi shkarkimin e tyre, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Kuvnedit, kërkesë kjo e hedhur poshtë sot nga trupa gjykuese.