Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027 pas 14 orësh debat, 80 vota pro dhe 25 kundër
Kuvendi ka miratuar në parim Buxhetin e vitit 2027, pas rreth 14 orësh debat mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës.
Në votim morën pjesë 103 deputetë të pranishëm në sallë. Buxheti 2027 mori 80 vota pro dhe 25 kundër.
Gjatë seancës u votuan gjithashtu disa ndryshime të tjera ligjore që lidhen me paketën fiskale. Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat morën 80 vota pro dhe 25 kundër, ndërsa ato për tatimin mbi vlerën e shtuar u miratuan me 80 vota pro dhe 24 kundër.
Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore morën 80 vota pro dhe 24 kundër, ndërsa ligji për taksat kombëtare u votua me 79 vota pro dhe 24 kundër.
Ndryshimet në ligjin për akcizat morën 80 vota pro dhe 25 kundër.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.