Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve
Seanca plenare në Kuvend vijon maratonë, ndërsa jashtë godinës protestuesit kanë nisur të ri-grumbullohen.
Policia ka vendosur kordonin e sigurisë për të penguar afrimin e tyre drejt parlamentit. Forcat e policisë vijojnë të mbajnë nën kontroll perimetrin e godinës dhe hyrjet drejt saj.
Gjatë protestës janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa raportohet edhe për përdorim të sprajit dhe gazit lotsjellës nga efektivët.
Në tubimin e paradites ishin edhe protestuesit e përnatshëm që prej më shumë se katër muajsh vijojnë të dalin në bulevard, por si një grupim më vete nga ata të PD.
Për të siguruar rendin, policia kishte marrë masa duke shtuar numrin e efektivëve përreth Kuvendit. Që në nisje të seancës u shënuan përplasej e para mes protestuesve dhe efektivëve.
Tubuesit kanë shtyrë herë pas here fizikisht punonjësit e policisë me qëllim për të çarë kordonin e efektivëve dhe për t’iu afruar hyrjeve të Kuvendit, informon TCH.
Për t’i shpërndarë policia ka përdorur spraj lotsjellës, duke normalizuar situatën. Një incident tjetër u shënua dhe mes dy personave në protestë, ku u pa një burrë teksa godiste me shuplakë një djalë të ri.
Protestuesit po ashtu kanë bllokuar edhe akset rrugore, ndërsa në negociata me policinë tentuan të futen disa prej deputetëve të PD, të cilët kërkonin që efektivët të lejonin që protestuesit të vijonin ‘planin’.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.