Bota

Roja bregdetare turke shpëton 199 migrantë në Detin Egje

Ekipet e rojës bregdetare të Turisë në Detin Egje të enjten dhe të premten kanë shpëtuar 199 migrantë, sipas forcave të sigurisë.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thekson në faqen e tij të internetit se “143 migrantë në afërsi të Muglas, janë shpëtuar të enjten, ndërsa 56 janë shpëtuar të premten në afërsi të Izmirit”.

Migrantët me origjinë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe shumë vende tjera tentojnë të udhëtojnë përmes Turqisë në mënyrë ilegale nëpërmjet rrugëve detare për në ishujt grekë, e më pas të shkojnë në ndonjë prej vendeve evropiane.

Sipas të dhënave të mëparshme nga selia e OKB-së në Gjenevë, në të cilën folën edhe përfaqësues të UNICEF-it, nga shtatori, periudha kur u mbyt djaloshi Aylan Kurdi, e deri më sot, në Detin Egje mesatarisht mbyten dy fëmijë në ditë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button