🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,724 ▲0.62%
DOW 52,401 ▲0.07%
NASDAQ 26,484 ▲1.2%
NAFTA 99.69 ▼2.03%
ARI 4,077 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,698 ▲ +0.54% ETH $2,352 ▲ +1.11% XRP $1.3211 ▲ +1.77% SOL $101.1400 ▼ -0.24%
S&P 500 7,724 ▲0.62 % DOW 52,401 ▲0.07 % NASDAQ 26,484 ▲1.2 % NAFTA 99.69 ▼2.03 % ARI 4,077 ▲0.96 % S&P 500 7,724 ▲0.62 % DOW 52,401 ▲0.07 % NASDAQ 26,484 ▲1.2 % NAFTA 99.69 ▼2.03 % ARI 4,077 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

Pas polemikave që shpërthyen mes protestuesve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar Qytetar në Hotel Tirana, Klajdi Bello, pjesë e grupit të punës, ka ndarë një deklaratë për shtyp. Në të thuhet se ky Kuvend ka për qëllim të marrë “rolin e përfaqësuesit gjithëpërfshirës të Protestës Kombëtare, por vetëm nëse merr miratimin e mbarë qytetarëve protestues”. Mbetet e paqartë se si do ta marrin dakordësinë e të gjithë protestuesve, por Kuvendi Qytetar duket se një qëndrim e ka të qartë. Ata thonë se nuk do të pranojnë asnjë negociatë me kryeministrin Edi Rama.

Deklarata e plotë

Njoftim i Grupit të Punës për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Dje, më datë 3 korrik 2026 u mbajt mbledhja e dytë e Grupit të Punës për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar. Mbledhja e këtij grupi dhe qëllimi i tij janë bërë me miratimin e Grupit Nismëtar Koordinues të Protestës Kombëtare, një pjesë e të cilëve janë pjesëtarë të grupit të punës, ndërsa të tjerë erdhën me cilësinë e vëzhguesit.

Kuvendi i Kombëtar Qytetar ka për qëllim të marrë rolin e përfaqësuesit gjithëpërfshirës të Protestës Kombëtare, por vetëm nëse merr më parë miratimin e mbarë qytetarëve protestues. Theksojmë që pa marrë paraprakisht këtë miratim nuk mund të quhet ende përfaqësues i Protestës Kombëtare.

Qëndrimi unanim dhe i padiskutueshëm i grupit të punës për formimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar është : NUK KA DHE NUK DO TË KETË NEGOCIATA me Edi Ramën.

Grupi i Punës në themel të veprimtarisë së tij ka këto qëndrime, prandaj ka ngjallur frikën dhe revanshin e sistemit të vjetër dhe establishmentit aktual, i cili, me të gjitha mjetet, po lufton ta përçajë, delegjitimojë dhe armiqësojë Grupin e Punës me protestuesit dhe popullin si dhe po investon gjithçka për të ndaluar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Ky establishment ka tmerr nga bashkimi i të gjithë shqiptarëve atdhetarë në një tryezë të përbashkët ku do të ulen e bashkëveprojnë mbi 300 persona anti establishment, nga më cilësorët që ka vendi ynë

Ndërkohë puna nga ana jonë po vazhdon me intensitet dhe presioni i politikës së vjetër bashkë me mediat e kapura të saj thjesht po rrit motivimin tonë e të mbarë qytetarëve protestues.

Kuvendi Kombëtar Qytetar është i popullit dhe produkt i protestës qytetare. Ai do të mblidhet me çdo kusht e çdo shqiptar atdhetar do ta ndiejë veten të mirëpërfaqësuar prej tij!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.