☁️
Tiranë 24°C · Vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 91.94 ▲4.15%
ARI 4,148 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $83,108 ▼ -0.76% ETH $2,567 ▼ -1.09% XRP $1.4149 ▼ -2.68% SOL $115.0400 ▼ -2.21%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.94 ▲4.15 % ARI 4,148 ▲0.16 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.94 ▲4.15 % ARI 4,148 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Politika

Kuvendi rrëzon interpelancën urgjente të PD me Ramën për SHISH-in, Bardhi: Kryeministri duhet të japë llogari

Kuvendi ka rrëzuar me 76 vota kundër dhe 30 pro kërkesën e Partisë Demokratike për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me emërimin dhe drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) nga Vlora Hyseni.

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, argumentoi se kërkesa e opozitës tejkalon natyrën dhe qëllimin e një interpelance parlamentare, pasi përmban pyetje që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të inteligjencës dhe sigurisë, si dhe me organet e hetimit.

“Nga shqyrtimi i kërkesës vlerësohet se objekti dhe përmbajtja e saj tejkalojnë natyrën dhe qëllimin e një interpelance parlamentare. Kërkesa përmban një numër pyetjesh që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të inteligjencës dhe sigurisë, si dhe me veprimtarinë e organeve të hetimit. Një pjesë e këtyre informacioneve i nënshtrohen regjimit të informacionit të klasifikuar. Për këtë arsye, kërkesa nuk është pranuar”, tha Peleshi.

Kundër vendimit reagoi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili e cilësoi si të papranueshëm refuzimin e interpelancës, duke theksuar se kjo është hera e 11-të që opozitës i refuzohet një interpelancë me kryeministrin.

Bardhi tha se Rama duhet të paraqitet në Kuvend për të dhënë llogari mbi arsyet e propozimit të Vlora Hysenit në krye të SHISH-it. Bardhi akuzoi mazhorancën se refuzimi i interpelancës dhe paraqitja e kryeministrit në Kuvend për të dhënë llogari lidhen me përgjegjësinë e tij për çështjen.

“Kjo është interpelanca e 11-të që ju refuzoni të sillni këtu Kryeministrin dhe është turp që e keni shndërruar Kuvendin në karton që vjen sa herë ju nevojitet vota e tij për të bërë shumicën e nevojshme për të kaluar një ligj. Kryeministri duhet të jetë këtu për të dhënë llogari pse propozoi Vlora Hysenin për shefe të SHISH-it. Kjo nuk ka të bëjë as me informacione të klasifikuara, as me informacione të NATO-s, as me sekretet shtetërore, por ka të bëjë me llogaridhënien dhe përgjegjësinë: pse e propozoi Vlora Hysenin? Ç’lidhje ka SPAK-u me hetimet administrative që duhet t’i zhvillojë Kuvendi se si është emëruar, si është sjellë në detyrë dhe a ka sjellë dëme të pariparueshme për sigurinë kombëtare? A nuk duhet të vijë Kryeministri të japë llogari për këtë, kur e ka detyrim kushtetues? Fakti që vjen sot për të dhënë llogari, do të thotë që pranon fajësinë”, tha Bardhi.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.