🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,972 ▲ +0.05% ETH $2,247 ▲ +0.21% XRP $1.1687 ▼ -1.75% SOL $90.1100 ▼ -1.36%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për interpelancë për projektin “Smart City”. Balliu: Cenon sigurinë kombëtare, nuk është investim për sigurinë publike

Kuvendi ka rrëzuar sot në seancë plenare kërkesën e PD për interpelancën për projektin “Smart City”. Sipas kryeparlamentarit Niko Peleshi, objektet e paraqitura nuk lidhen drejtpërdrejt me veprim apo mosveprim të Këshillit të Ministrave, por mbështeten në raportime mediatike, emisione investigative dhe pretendime nga palë të treta.

Në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit, nënkryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, ka akuzuar mazhorancën se i mohuan sërish opozitës interpelancën për projektin e njohur si “Smart City”, pasi sipas tij, natyra e projektit është e dyshimtë.

“Ky projekt nuk është thjesht një investim për sigurinë publike, por krijimi i sistemit më të madh të survejimit masiv në historinë e Shqipërisë. Do të instalohet një rrjet me mijëra kamera inteligjente, sisteme njohjeje automatike të targave dhe monitorim me inteligjencë artificiale në 20 qytete të vendit”, deklaroi Balliu.

Deputeti demokrat paralajmëroi gjithashtu rreziqet që lidhen me kompaninë që implementon projektin.

“Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, po instalon një rrjet gjigant survejimi përmes një kompanie për të cilën vetë Kongresi Amerikan ka ngritur shqetësime serioze”, shtoi Balliu, duke kritikuar mungesën e analizës së rrezikut të sigurisë kombëtare dhe konsultimeve me aleatët strategjikë.

Ai nënvizoi se qeveria nuk ka garantuar as ruajtjen dhe as administrimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Balliu e quajti projektin si “korruptiv dhe kriminal, i ndërtuar mbi fshehtësi, survejim masiv dhe kapje të institucioneve shtetërore”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.