Laçi, trajneri Osmani: Më shqetëson kjo situatë
“Duhet të analizojmë këtë ndeshje dhe situatën e përgjithshme”. Trajneri i Laçit, Qatip Osmani nuk e fsheh shqetësimin e tij pas humbjes 1-0 përballë Teutës në javën e 12-të të “Abissnet Superiore”.
Në analizën e tij për “Super Gol”, trajneri i kurbinasve u shpreh: “Në pjesën e parë menduam më shumë për lojën mbrojtëse dhe deri diku ia arritëm, nuk pësuam gol, nuk e lejuam kundërshtarin të krijonte shumë raste. Në pjesën e dytë pësuam gol shpejt dhe ishim të detyruar, si me zëvendësimet ashtu dhe me sistemin e lojës, të ndryshonim diçka por nuk ia arritëm”.
“Munguan rastet gjatë pjesës së paë? Për fat të keq, sulmuesin kryesorë e kemi të dëmtuar, u detyruam të improvizojmë me lojtar që nuk është klasik sulmues. Gjithashtu menduam më shumë për mbrojtjen. Në pjesën e dytë ndryshuam diçka, por nuk ia arritëm”.
“Me shqetëson kjo situatë. Duhet të analizojmë këtë ndeshje dhe situatën e përgjithshme. Ka dhe shumë ndeshje, duhet të shikojmë përpara”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.