⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $60,099 ▲ +1.81% ETH $1,683 ▲ +3.48% XRP $0.9336 ▲ +3% SOL $70.7400 ▲ +2.26%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – “Claude” pretendon se ka zgjidhur një nga misteret më të mëdha të matematikës, të pazgjidhur prej 160 vitesh

SAN FRANÇISKO, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Një matematikan në kompaninë e inteligjencës artificiale “Anthropic” deklaroi se me ndihmën e chatbot-it “Claude” të kompanisë, ka arritur të provojë Hipotezën e Riemann-it, një problem që u ka shpëtuar matematikanëve për më shumë se 160 vjet.

“Besoj se, duke punuar me “Claude”, kam zbuluar një provë të Hipotezës së Riemann-it”, shkroi Levent Alpoge në një dokument katërfaqësh të publikuar dje.

Pretendimi ende nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe prova nuk është shqyrtuar nga ekspertë të jashtëm.

E propozuar për herë të parë në vitin 1859 nga matematikani gjerman Bernhard Riemann, kjo hipotezë lidhet me shpërndarjen e numrave të thjeshtë dhe konsiderohet gjerësisht si problemi më i rëndësishëm i pazgjidhur në matematikën e pastër.

Ajo është një nga shtatë Problemet e Mijëvjeçarit, të përzgjedhura në vitin 2000 nga Instituti i Matematikës Clay, i cili ofron një çmim prej 1 milion dollarësh për zgjidhjen e secilit prej tyre.

Sipas rregullave të institutit, një zgjidhje duhet të botohet në një revistë shkencore me recension nga ekspertë dhe t’i nënshtrohet një periudhe verifikimi prej dy vjetësh.

Alpoge tha se metoda e përdorur zgjidh gjithashtu një version më të përgjithshëm të problemit, të njohur si Hipoteza e Përgjithësuar e Riemann-it.

Ai bëri të ditur se së bashku me “Claude” kishte prodhuar një version të provës në Lean, një gjuhë programimi që mundëson verifikimin e argumenteve matematikore nga kompjuteri.

Për momentin, ai po publikon vetëm këtë version.

Sipas tij, një argument i plotë i shkruar do të ishte jashtëzakonisht i gjatë.

Ai shtoi se ende nuk i ka zotëruar të gjitha aspektet matematikore të përfshira dhe se planifikon ta përgatisë provën në mënyrë të plotë.

Alpoge tha se kishte konsultuar drejtorin ekzekutiv të “Anthropic”, Dario Amodei, përpara se të njoftonte rezultatin.

Ai pranoi gjithashtu se koha e publikimit mund të interpretohet me skepticizëm, pa dhënë hollësi të tjera, megjithëse me gjasë iu referua daljes rekord të kompanisë në bursë këtë javë.

Në gusht, “Anthropic” kishte deklaruar se një version ende i papublikuar i “Claude” kishte përmirësuar një rezultat të kahershëm matematikor të lidhur me Hipotezën e Riemann-it, duke theksuar në atë kohë se nuk e kishte provuar atë.

Pretendimi vjen dy muaj pasi konkurrentja “OpenAI” deklaroi se një model i inteligjencës artificiale kishte zgjidhur një tjetër nga Problemet e Mijëvjeçarit, që lidhet me ekuacionet që përshkruajnë lëvizjen e lëngjeve.

Matematikanët thonë se ajo provë duket e saktë, por ende nuk i është nënshtruar një verifikimi të plotë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.