Lajm i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali
Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano kanë njoftuar se Kosova dhe Italia kanë përmbyllur procedurat për përditësimin e marrëveshjes për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentë-shoferëve.
Ky përditësim mundëson përfshirjen edhe të modelit të ri të patentë-shoferit të Republikës së Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024.
“Ndryshimet e dakorduara do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027 duke lehtësuar procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve për qytetarët tanë që jetojnë në Itali.
Ky është një zhvillim i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe në përmirësimin e shërbimeve për diasporën tonë. Ambasada dhe Konsullata mbeten të përkushtuara që të punojnë vazhdimisht për mbrojtjen e interesave tuaja dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë në Itali”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.