Ekonomia

Lame: Kërkesa për blerjen e truallit në bregdet, afati deri me 24 prill

Të gjithë qytetarët që kanë blerë në bregdet apartamente nga subjekte ndërtuese, të cilët nuk kanë pronësi mbi truallin, do të kenë mundësinë që brenda 60 ditësh të dorëzojnë pranë zyrave të ALUIZNI-it kërkesën për t’u bërë pronarët të truallit.

artan-lame-458x350Drejtori i Agjencisë së Legalizimit të Zonave Informale, Artan Lame, deklaroi të premten se afati i fundit për pranimin e kërkesave të qytetarëve për blerje trualli në zonat bregdetare është data 24 prill. “Sot lajmërojmë hapjen e afatit të ri për paraqitjen nga ana e qytetarëve të kërkesave për blerjen e truallit që do të mundësonte më pas regjistrimin në zyrat e regjistrimit të pasurive pronën e tyre si të ligjshme”, tha Lame në konferencen për shtyp mbajtur në Tiranë.
Sipas tij, deri tani kanë aplikuar 91 subjekte për rreth 1200 apartamente, por shtoi ai, janë qindra subjekte të tjera me rreth 4-5 mijë apartamente të shitura qytetarëve, të cilët nuk mund të regjistrojnë këto prona sepse nuk kanë mundur të deklarojnë ato me ligjin e 2009-ës. Këto apartamente, bëri të ditur Lame, gjenden të ndërtuara në plazhet e Velipojës, Gjirit të Lalzit, plazhet e Golemit, Shkëmbit të Kavajës, Malit të Robit, etj.
“Pikërisht për t’i hapur rrugën zgjidhjes së këtij problemi po rihapim procesin e deklarimit të tyre”, deklaroi Lame.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button