Kronika
Lamtumira e fundit për Andrean
Publicistit të njohur Andrea Stefani, i ndarë nga jeta të shtunën pas një sëmundje të rëndë, iu dha sot lamtumira e fundit.
Në mjediset e Radiotelevizionit Publik Shqiptar, u vendosën kurora me lule pranë trupit të tij, ku familjarë, miq e kolegë të gazetarit, përfaqësues të politikës, zhvilluan homazhet e fundit në nderim të kujtimit të Andreas.
Homazhe ka zhvilluar edhe kryeministri Rama, i cili është takuar me familjarët e Stefanit, duke i shprehur nga afër ngushëllimet.