☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,253 ▲ +0.73% ETH $2,701 ▲ +0.67% XRP $1.5003 ▲ +1.1% SOL $121.2700 ▲ +1.55%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

“Lehje, britma dhe një thikë”/ Çfarë ndodhi me Britney Spears në restorant?

Britney Spears ka reaguar përmes përfaqësuesit të saj mbi incidentin viral që ndodhi në një restorant në zonën e Los Anxhelosit më 13 maj, pas raportimeve të TMZ se këngëtarja kishte shkaktuar një skenë me bërtitje, lehje dhe madje edhe një thikë.

Sipas raportimeve, Spears ishte duke darkuar me dy persona, njëri prej tyre një burrë, të cilit ajo i thoshte vazhdimisht “Të dua”, ndërsa ushqenin njëri-tjetrin.

Dëshmitarë okularë thanë për mediat se këngëtarja ngriti zërin, bërtiti dhe madje imitoi lehje qeni. Një prej tyre e përshkroi atmosferën si kaotike dhe disi të trishtueshme.

Momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kur ajo u pa duke kaluar nëpër restorant me një thikë në dorë.

Gazetari i showbiz-it, Jeff Sneider, i cili ndodhej në të njëjtin restorant, Blue Dog Tavern në Sherman Oaks, e përshkroi situatën në rrjetin X si “të egër” dhe “të çmendur”, duke shtuar se “një kliente pati frikë për jetën e saj”.

Megjithatë, një përfaqësues i Britney Spears mohoi raportimet dramatike dhe tha se historia është ekzagjeruar.

Sipas tij, këngëtarja po darkonte qetësisht me asistentin dhe truprojën e saj, ndërsa zhurmat që dëgjuan klientët lidhen me faktin se ajo po tregonte një histori për qenin e saj.

“Në asnjë moment ajo nuk vuri askënd në rrezik me një thikë. Ajo thjesht po priste hamburgerin në dy pjesë”, deklaroi përfaqësuesi.

Ai shtoi gjithashtu se Spears vazhdon të jetë objekt i sulmeve mediatike, njësoj si vite më parë, kur sipas tij media tentonte ta portretizonte si një person problematik.

Britney Spears është një nga yjet më të famshme të muzikës pop, e njohur për hitet që dominuan skenën muzikore në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000.

Vitet e fundit, ajo ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale dhe problemet me shëndetin mendor, ndërsa beteja ligjore për kujdestarinë 13-vjeçare mbi jetën dhe financat e saj bëri shumë bujë mediatike.

Pas përfundimit të kujdestarisë në vitin 2021, Spears ka vijuar të tërheqë vëmendje me postime dhe incidente që shpesh bëhen virale në media dhe rrjetet sociale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.