Leksioni nga rezervat e Benfikës! Milani i tij nuk funksionon, Amorim tani rrezikon
Gonzalo Ramos një objekt misterioz, zgjedhjet fillestare nuk bindin, ndërsa Modric në stol mund të bëhet çështje te kuqezinjtë.
Po tani, pas eksperimenteve të dështuara me Fonseca-n dhe Conceicao-n, çfarë do të bëjnë pronarët e Milanit, – të fiksuar pas portugezëve – me Amorim? Mos ndoshta do të provojë në të ardhmen me Marco Silva? Trajneri i Benfikës i dha leksion patriotit të tij te Milani.
Amorim, në ndeshjen e parë europiane me Milanin, kuptoi pak. Një tjetër paraqitje zhgënjyese, skuadra nuk funksionon. Mbrojtja ka shumë vrima dhe sulmi nuk shënon. Benfika, me 9 titullarë jashtë formacionit, ishte padrone absolute e fushës. Pas golit të Lukebakio, portugezët ishin më afër golit të dytë se sa të barazoheshin.
Pastaj ndërrimet aspak efikase. Kaminski dyfishoi rezultatin me mbrojtjen e Milanit në superioritet numerik, duke mbyllur llogaritë.
Në asnjë nga 5 ndeshjet zyrtare mes kampionatit dhe kupës, Milani nuk ka shënuar në pjesën e parë. Gonzalo Ramos, blerja më e shtrenjtë e historisë kuqezi, nuk u pa në fushë. Muaji i parë me Milanin, me 1 gol ndaj Venecias, nuk e justifikon investimin prej gati 75 milionësh. Sulmi u zgjua vetëm pas futjes në fushë të Saelemaekers e Pulisic.
Lajmi i mbrëmjes ishte qëndrimi gjithë kohën në stol i Luka Modric, i cili në Romë kishte luajtur vetëm një pjesë. Të dielën luhet Milan-Leçe, një ndeshje “banale” në dukej, por në fakt mund të jetë thelbësore për sezonin. Për mirë, ose për keq. Amorim tani rrezikon, tifozëve u ka sosur durimi, ndaj dhe vërshëllyen në fundin e ndeshjes me Benfikën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.