Maqedonia i ka bërë lëshimet e para në kuadër të riparimit të raporteve me Greqinë.
Premtimi i kryeministrit maqedonas Zoran Zaev bërë homologut të tij grek Alexis Tsipras për ndryshimin e emrit të autostradës dhe aeroportit të vendit janë bërë realitet. Qeveria e Maqedonisë mori vendim që aeroporti ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” të marrë emrin “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, ndërsa autostrada e Korridorit 10 të quhet autostrada “Miqësia”.
Ndryshimi i emrave u konfirmua edhe nga vetë kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili shtoi se vendimi konfirmon një hap të madh për ndërtimin e miqësisë dhe mirëbesimit me Greqinë.
Ndryshimi i emrave të aeroportit dhe autrostradës vjen ndërsa Shkupi dhe Athina duket se po afrojnë gjithnjë e më shumë qëndrimet edhe për ndryshimin e vetë emrit të Maqedonisë, pavarësisht kundërshtimeve të forta që dy palët kanë hasur në shtëpi.