☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 83.13 ▲1%
ARI 3,716 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,902 ▼ -0.24% ETH $1,802 ▲ +0.52% XRP $0.9838 ▲ +0.38% SOL $74.6600 ▲ +0.62%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 83.13 ▲1 % ARI 3,716 ▼0.68 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 83.13 ▲1 % ARI 3,716 ▼0.68 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Kosova

Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Republikën e Kosovës

Në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) të Ministrisë së Punëve të Brendshme u mbajt një ceremoni solemne, me ç’rast u bë shpërndarja e patentë-shoferëve të parë profesionalë.

Në këtë aktivitet morën pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Jetmir Haziri, si dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve përkatëse.

Me këtë rast, zëvendësministri Dugolli theksoi se me aktin e sotëm solemn po përmbushet edhe një kriter i rëndësishëm i zotimeve tona për avancimin e shërbimeve.

Ai tha se lëshimi i patentë-shoferëve profesionalë shënon një hap të rëndësishëm edhe në përmirësimin e procedurave administrative, duke u mundësuar qytetarëve që të certifikohen si drejtues profesionalë.

“Ky proces është rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes Agjencisë së Regjistrimit Civil, dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, me synim ofrimin e shërbimeve më efikase dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët.

Me lëshimin e këtij dokumenti të nevojshëm për qarkullimin rrugor, krahas patentë-shoferëve të rregullt dhe atyre ndërkombëtar, arrihet të përmbushet edhe një standard profesional ndërkombëtar në këtë fushë.

Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të pajisen me patentë-shoferë profesionalë duhet të bëjnë aplikimet përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa pas përfundimit të të gjitha procedurave, patentë-shoferi profesional personalizohet përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, patentë-shoferi profesional dëshmon se ke përgatitjen e nevojshme për të ushtruar profesionin e shoferit në transport. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.