☁️
Tiranë 13°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▲0%
ARI 4,787 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,155 ▼ -3.45% ETH $2,205 ▼ -5.04% XRP $1.3316 ▼ -3.03% SOL $82.2000 ▼ -4.5%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Lëvizja e re në PD? Basha: Analiza ka mbaruar, vendos Kuvendi Kombëtar

Kuvendi i Partisë Demokratike do të mblidhet në pranverë, ndërkohë që Basha tha se ka përfunduar procesi i analizës dhe po hedh hapin drejt riorganizimit të partisë.Për herë të parë tha Basha, PD do të ndërtojë transformimin më të madh politik të vendit.
Duke iu përgjigjur zërave kundër të PD-së, të eksponentëve të vjetër të kësaj partie, Basha tha se të luftosh kryetarin nuk është ide politike.

“E para duhet tu them që PD sapo ka përfunduar procesin e analizës dhe bëhet gati të hedhë hapin përfundimtar drejt riorganizimit të partisë. E dyta është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen e tij politike. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Nuk është kryetari po janë forumet, Kuvendi. Kryetari vetë propozon dhe ka vizionin e tij për ndërtimin, fuqizimin e punës në PD. Ndaj çdokush është i ftuar të japë propozimet për fuqizimin, ndërtimin dhe organizmin e aksionit tonë politik dhe PD. Thënë kjo, sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike, as sulmet ndaj PD në media nuk i shërbejnë demokratëve”, tha Basha.

Ai tha se lufta ndaj krimit është kauzë që do të bashkojë demokratët. “Demokratët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë kundër krimit dhe kjo është një kauzë që do të bashkojë të gjithë demokratët. As sulmet personal nga kafenetë dhe deklarata e pabazuara. I bëjë ftesë çdokujt që i bashkohet këtyre vlerave, lufta kundër krimit, dekriminalizimit si betejë që e kemi nisur, distancim nga personat me rekorde kriminale, bashkëpunëtor dhe autorë të trafikut të drogës. Unë ftoj kudo që bashkohet rreth këtyre vlerave në një proces të hapur, modern dhe europian nga e cila PD do të ndërtojë alternativën jo thjesht të pushtetit për nesër, po të një transformimi të madh politik të vendit, 28 vjet pasi është krijuar PD e ka përmbushur shumë misione të rëndësishme. Tani i takon dhe do të kryejë një tjetër mision për ta sjellë politikën shqiptare”, tha Basha.

Një ditë më parë, ish deputeti i PD-së, Astrit Patozi nuk e përjashtoi mundësinë e krijimit të një partie të re.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.