☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.35 ▼1.39%
ARI 4,032 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,184 ▼ -0.69% ETH $2,327 ▼ -0.57% XRP $1.2922 ▼ -1.92% SOL $100.7500 ▼ -0.81%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,032 ▼0.48 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,032 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Lëvizje në prokuroritë e rretheve, largohen të komanduarit në Elbasan, Fier dhe Kukës

Kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur të tjera largime të drejtuesve të Prokurorisë, duke i kthyer ata në detyrat e mëparshme.

Emri më i lakuar është ai i Dritan Ginës, bashkëshortit të Rovena Gashit, i cili ishte komanduar si drejtues prokurorie në Elbasan.

Në deklaratën zyrtare të prokurorisë së Përgjithshme bëhet e ditur se këto lëvizje bëhen në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion.

Vetë Dritan Gina, që ka drejtuar Prokurorinë e Elbasanit për më shumë se një vit e gjysmë tha se shkarkimi është pa asnjë bazë ligjore.

Në vend të Ginës në Prokurorinë e Elbasanit është emëruar përkohësisht prokurori Ardjan Nezha. Gjithashtu i ndërpritet komandimi drejtuesit të Prokurorisë së Fierit Pali Decolli dhe emërohet në vend të tij po si drejtues i përkohshëm Fatmir Lushi.

Gjithashtu, kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur ndërprerjen si drejtues i komanduar në Kukës të Artur Ismailukaj dhe zëvendësimin e tij me prokuroren Alketa Nushi, edhe kjo si e komanduar.

Të gjitha emërimet e kryeprokurores Arta Marku janë të përkohshme, pasi emërimet janë e drejtë vetëm e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.