Kronika
Lëvizje nga organi i akuzës, ndryshojnë krerët e Kukësit dhe Tropojës
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë ndryshime mes drejtuesve të Prokurorive të Kukësit dhe Tropojës, të argumentuara prej tij si lëvizje në kuadër të përmirësimit të punës.
Më konkretisht, Artur Ismailukaj emërohet në krye të Prokurorisë së Kukësit, ndërkohë që më parë shërbente në Tropojë. Vendi i lënë bosh prej tij është zënë nga Artan Shtrungza, i cili promovohet në krye të Prokurorisë së Tropojës nga prokuror i thjeshtë që ka qenë deri më sot.
Ndërkohë, Rita Gjati, ish-drejtuese e Prokurorisë së Kukësit, emërohet prokurore e thjeshtë në Tropojë.