🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,050 ▲ +0.04% ETH $1,883 ▲ +0.35% XRP $1.0011 ▲ +0.02% SOL $75.5400 ▲ +0.55%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Bota

LIBAN – 11 të vrarë pas sulmeve ajrore izraelite

BEJRUT, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Të paktën 11 persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën sot nga dy sulme ajrore izraelite në jug të Libanit, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze.

Sulmet ndodhën në një kohë kur armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit, që përfshin edhe Hezbollahun e mbështetur nga Irani, mbetet i brishtë.

Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se u goditën dy banesa në periferi të qyteteve Ansar dhe Deir al-Zahrani.

Në Ansar u raportuan shtatë të vrarë dhe dy të plagosur, ndërsa në Deir al-Zahrani humbën jetën katër persona dhe 17 të tjerë u plagosën.

Sipas agjencisë shtetërore libaneze NNA, sulmi në Ansar ndodhi në mëngjes dhe shkatërroi një banesë.

Banorët thanë se ndërtesa përdorej si bazë nga Hezbollahu.

Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur infrastrukturë të Hezbollahut në jug të Libanit, në përgjigje të një sulmi të grupit ndaj forcave izraelite në një zonë që Izraeli e konsideron si zonë sigurie.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se tre ushtarë izraelitë ishin plagosur rëndë në sulmin e sotëm.

Kryeministri libanez Nawaf Salam i cilësoi sulmet si një çështje “jashtëzakonisht serioze”, duke thënë se ato dëmtojnë përpjekjet për stabilizimin e situatës në jug të vendit.

Ai theksoi se përgjegjësia për çdo instalim ushtarak në territorin libanez i takon ekskluzivisht shtetit libanez dhe institucioneve të tij, përfshirë ushtrinë, ndërsa Izraeli, sipas tij, nuk ka të drejtë të shkelë territorin libanez apo të rrezikojë civilët.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit të arritur në qershor.

Sipas kuadrit të marrëveshjes, që synon të çojë drejt paqes dhe sigurisë, trupat izraelite duhet të tërhiqen nga jugu i Libanit, ndërsa ushtria libaneze duhet të marrë përsipër çarmatimin e Hezbollahut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.