⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,783 ▼0.24%
DOW 51,172 ▼0.02%
NASDAQ 27,385 ▼0.56%
NAFTA 92.24 ▲4.49%
ARI 4,148 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,221 ▼ -1.22% ETH $2,524 ▼ -1.71% XRP $1.3990 ▼ -2.52% SOL $112.4100 ▼ -3.25%
S&P 500 7,783 ▼0.24 % DOW 51,172 ▼0.02 % NASDAQ 27,385 ▼0.56 % NAFTA 92.24 ▲4.49 % ARI 4,148 ▲0.17 % S&P 500 7,783 ▼0.24 % DOW 51,172 ▼0.02 % NASDAQ 27,385 ▼0.56 % NAFTA 92.24 ▲4.49 % ARI 4,148 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Bota

LIBAN – BE kërkon zgjatjen e misionit të OKB-së, Kallas: Nuk duhet të ketë mungesë sigurie

BEJRUT, 8 tetor /ATSH-AFP/- Bashkimi Evropian mbështet zgjatjen e mandatit të misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Libanin jugor, UNIFIL, duke paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një mungese sigurie, nëse forcat ndërkombëtare largohen pa një alternativë të qëndrueshme.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e bëri deklaratën gjatë vizitës së saj në Liban, në një intervistë për AFP.

“Vendet tona anëtare kanë thënë se nuk mund të ketë mungesë sigurie në Libanin jugor, ndaj të gjithë janë të shqetësuar për përfundimin e mandatit të UNIFIL-it”, tha Kallas.

Ajo shtoi se do të ishte “shumë e mirëpritur” zgjatja e mandatit dhe se ky është qëndrimi i vendeve anëtare të BE-së.

Mandati aktual i UNIFIL-it është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së deri më 31 dhjetor 2026.

Rezoluta 2790, e miratuar në vitin 2025, parashikon që misioni të nisë pas kësaj date një tërheqje të organizuar dhe të sigurt, e cila do të zhvillohet gjatë vitit 2027.

Megjithatë, zhvillimet e fundit në terren kanë shtuar shqetësimet se largimi i UNIFIL-it mund të krijojë rrezik për destabilizimin e Libanit jugor.

Vetë UNIFIL deklaroi më 1 tetor se largimi i misionit në rrethanat aktuale, pa një mekanizëm alternativ të fuqishëm, mund të krijojë një “mungesë të rëndësishme sigurie”.

UNIFIL, ose Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban, është një mision paqeruajtës i OKB-së, që vepron në Libanin jugor që prej vitit 1978.

Pas luftës Izrael-Hezbollah në vitin 2006, mandati i tij u zgjerua, duke përfshirë monitorimin e ndërprerjes së luftimeve, mbështetjen për ushtrinë libaneze dhe përpjekjet për të ruajtur stabilitetin, përgjatë vijës kufitare mes Libanit dhe Izraelit.

Sipas OKB-së, misioni gjithashtu ndihmon në lehtësimin e aksesit humanitar, monitoron zhvillimet në terren dhe përdor kanalet e komunikimit me palët, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Rezoluta 2790 i kërkon gjithashtu Izraelit të tërheqë forcat e tij në veri të Linjës Blu, ndërsa autoritetet libaneze duhet të vendosin forcat e tyre në zonat përkatëse dhe të forcojnë kontrollin shtetëror në jug të vendit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.