⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 23 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 82.61 ▼0.96%
ARI 3,611 ▲2.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,452 ▲ +2.84% ETH $1,723 ▲ +2.18% XRP $0.9395 ▲ +1.37% SOL $72.3700 ▲ +3.62%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 82.61 ▼0.96 % ARI 3,611 ▲2.73 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 82.61 ▼0.96 % ARI 3,611 ▲2.73 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Bota

Libi – Shpërthim në një anije luftarake ruse në portin e Bengazit, dyshohet për sulm me dronë

– Një anije luftarake ruse shpërtheu dhe u përfshi nga flakët në bazën detare të Bengazit, në Libinë lindore, në një incident që autoritetet vendase dyshojnë se është shkaktuar nga një sulm me dronë, sipas “Reuters”.

Qeveria me seli në Libinë lindore bëri të ditur se hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi ndodhi në bordin e anijes ruse “Merkury”, e cila ishte ankoruar në portin e Bengazit.

Sipas autoriteteve ushtarake libiane, anija u godit nga dronë detarë, ndërsa katër prej tyre u kapën dhe u shkatërruan, kurse dy të tjerë arritën të godisnin objektivin.

Anija kishte ndaluar në port për t’u furnizuar me karburant dhe pajisje, gjatë udhëtimit të kthimit drejt Rusisë, në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit detar mes dy vendeve.

Pamjet satelitore treguan se anija u përfshi nga zjarri dhe më pas pjesa më e madhe e saj u përmbys dhe u fundos.

Sipas burimeve mjekësore, 10 persona, rusë dhe libianë, pësuan plagë të lehta dhe morën trajtim në spitalet e Bengazit. Nuk u raportua për viktima.

Autoritetet libiane njoftuan se zjarri u vu nën kontroll dhe se po zhvillohet një hetim i përbashkët me Rusinë, për të përcaktuar rrethanat e shpërthimit, origjinën e sulmit dhe personat përgjegjës.

Moska nuk ka reaguar zyrtarisht, ndërsa deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Qeveria e Libisë lindore e dënoi incidentin, duke e cilësuar atë si shkelje të sovranitetit të vendit dhe kërcënim për sigurinë detare.

Ajo theksoi se Libia nuk është palë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se nuk do të lejojë, që portet dhe territori i saj të kthehen në hapësira për përplasjen e fuqive të huaja.

Në një zhvillim tjetër, një anije tregtare me flamur maltez, u godit nga një mjet lundrues pa pilot pranë brigjeve të Bengazit.

Autoritetet libiane ndërhynë për shpëtimin e ekuipazhit, ndërsa disa anëtarë të tij pësuan plagë të lehta.

Sipas burimeve ushtarake, forcat libiane shkatërruan edhe disa mjete të tjera të këtij lloji në zonë.

Ndërkohë, qeveria libiane me seli në Tripoli, e njohur ndërkombëtarisht, paralajmëroi për rrezikun e përfshirjes së porteve dhe objekteve civile të vendit në konflikte të jashtme, duke shprehur shqetësimin për pasojat, që kjo mund të ketë për sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e Libisë.

Libia mbetet e ndarë politikisht që prej rrëzimit të regjimit të Muammar Gaddafit në vitin 2011, me dy administrata rivale, një në Tripoli dhe një në lindje të vendit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.