☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.25 ▼0.34%
ARI 4,634 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,666 ▲ +1.27% ETH $2,486 ▲ +0.09% XRP $1.4206 ▲ +1.62% SOL $106.8100 ▲ +5.84%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.25 ▼0.34 % ARI 4,634 ▼0.64 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.25 ▼0.34 % ARI 4,634 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Bota

Libri i ri hap debat të ri në Francë: Brigitte kontrollon çdo vajzë që punësohet në Pallatin Elysee nga “frika” se mos e tradhëton Macron

Brigitte Macron dhe bashkëshorti i saj, Emmanuel Macron, janë rikthyer në fokusin e mediave pas publikimit të librit Un Couple (Presque) Parfait, një biografi e re e gazetarit Florian Tardif, e cila sjell pretendime dhe rrëfime mbi marrëdhënien e çiftit presidencial francez dhe dinamikat brenda Pallatit Elysee.Libri paraqet një tablo të një martese të mbushur me tensione, xhelozi dhe ndikim të fortë të Zonjës së Parë në jetën politike dhe personale të Presidentit francez. Sipas autorit, Brigitte Macron, 73 vjeç, i konsideron gratë përreth bashkëshortit të saj si “grabitqare” dhe thuhet se kontrollon personalisht kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elysee.Sipas pretendimeve të librit, Zonja e Parë kërkon të shohë fotografitë e çdo gruaje që aplikon për poste pranë presidencës franceze dhe në disa raste ka vendosur vetë nëse ato duhet të punësohen apo jo. Florian Tardif përshkruan një atmosferë ku xhelozia dhe pasiguria personale ndikojnë edhe në vendimmarrje brenda presidencës.Në një darkë private vitin e kaluar, Brigitte Macron thuhet se u ka rrëfyer miqve të saj: “Kam frikë. Kam frikë se pas gjithë kësaj, ai mund të më lërë”, një deklaratë që sipas autorit tregon pasiguritë e saj lidhur me diferencën e madhe në moshë me Presidentin francez, i cili është 25 vite më i ri.Në libër përmendet edhe incidenti që bëri bujë ndërkombëtare gjatë një vizite zyrtare në Vietnam, kur kamerat filmuan një moment të sikletshëm mes çiftit presidencial pranë avionit zyrtar francez. Sipas autorit, Brigitte Macron reagoi ashpër ndaj bashkëshortit pas një mesazhi video të shfaqur në telefonin e Presidentit, ndërsa pamjet u komentuan gjerësisht në mediat ndërkombëtare.Florian Tardif rikthen gjithashtu në vëmendje fillimin e marrëdhënies së çiftit presidencial, kur Emmanuel Macron ishte vetëm 15 vjeç dhe Brigitte 40 vjeçe, e martuar dhe me tre fëmijë. Ata u njohën në shkollën “La Providence” në Amiens, ku Brigitte ishte mësuesja e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.