Liderët botërorë përkujtojnë zbritjen e trupave në Normandi
Mbretëresha britanike, Elizabeta II, u është bashkuar liderëve botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donlad Trump dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel për të shënuuar pushtimin detar më të madh në histori, çka i ka kontribuuar përfundimit të Luftë së Dytë Botërore.
Mbretëresha, Princi Çarls, presidentë dhe kryeministra kanë duartrokitur veteranët, teksa së bashku me medaljet e tyre janë nderuar, pas përfundimit të filmit që ka treguar zbritjen e trupave në Normandi. Kryeministrja britanike, Theresa May ka qenë në shoqëri të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në ngjarjet përkujtimore në Portsmuth.
Në orët e para të 6 qershorit të vitit 1944, më shumë se 150,000 trupave të aleatëve, Britanisë, SHBA-së, Kanadasë dhe Francës, janë angazhuar nga Portsmushi dhe zonat tjera të afërta për të nisur sulmet ajrore, detare dhe tokësore në Normandi, që kanë rezultuar me çlirimin e Evropës Perëndimore nga regjimi nazist.