Maqedonia

Liderët politik, qëndrime të ndryshme për procesin zgjedhor

Krerët e partive politike procesin zgjedhorë e vlerësuan nga këndvështrime të ndryshme. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se ishte sfidë e Qeverisë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Sipas kreut socialdemokrat rezultati i këtyre zgjedhjeve shton edhe përgjegjësinë ndaj Qeverisë dhe pushtetit lokal. Derisa lideri opozitar dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski akuzoi Qeverinë për parregullsi zgjedhore dhe presion ndaj kandidatëve për kryetar të VMRO-DPMNE-së.

Kishim sfidë para nesh për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike. Kjo është shprehja e lirë e qytetarëve në votime. Pritëm lirinë dhe qytetarët votuan. Dua t’i falënderoj qytetarët fillimisht bashkërisht me të cilët mundësuam zgjedhje të lira dhe demokratike, gjë që na bën fitimtarët të gjithëve- deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Nga shumë anë kishim informacione për blerje të drejtpërdrejtë të votës. Gjithsesi se kishte edhe fushatë të zezë. Nuk kishte ditë që ndaj kandidatëve tanë për kryetarë ose kryetarëve aktual nuk kishte padi penale të pabaza- tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

BDI nga ana tjetër shpalli vetën si parti dominuese në nivel republikan edhe pse pothuaj se në të gjitha Komunat ku garon kjo parti do të ketë raund të dytë zgjedhor.

Në nivel republikan deri më tani, dukshëm udhëheq BDI dhe mendoj se ky do të jetë mandati i 11 fitues i BDI-së. Në pjesën dërmuese të komunave udhëheq BDI- tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Qëndrim të njëjtë si BDI kishte edhe Lëvizja Besa. Derisa po numëroheshin ende vota, kryetari i kësaj partie Bilall Kasami shpalli Besën fituese absolute në kampusin politik shqiptarë.

Duke pasur parasysh se BDI ishte në koalicion me LSDM-në, i bie që Besa është partia e parë me vota shqiptare në Maqedoni. Nga votat e numëruara deri më tani ne jemi në rritje dyfishe të votave dhe kjo na bën partinë e parë- tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Nga ana tjetër kryetai i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, njëkohësisht kandidat për Strugën theksoi se rezultati i raundit të parë vulosë fitoren edhe në raundin e dytë.

Kushdo që do të jetë kundër kandidat në raundin e dytë, ne do t’i fitojmë zgjedhjet si Aleancë për Shqiptarët. Ky është vullneti i popullit dhe atë nuk ka çfarë e ndalë- tha Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Procesin zgjedhorë nuk e komentoi Partia Demokratike Shqiptarë të cilës në nivel republikan i është përgjysmuar trupi votues.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button