☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 05 May 2026
S&P 500 7,201 ▼0.41%
DOW 48,942 ▼1.13%
NASDAQ 25,068 ▼0.19%
NAFTA 104.14 ▼2.14%
ARI 4,539 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
₿ CRYPTO
BTC $80,739 ▲ +0.5% ETH $2,377 ▼ -0.63% XRP $1.4010 ▼ -1.18% SOL $84.6200 ▼ -1.41%
S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 104.14 ▼2.14 % ARI 4,539 ▲0.12 % S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 104.14 ▼2.14 % ARI 4,539 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
05 May 2026
Breaking
Ekonomia

Turizëm: Japonezët rendisin Beratin si një ndër vendet kryesore që duhet vizituar

10 operator turistikë japonezë dhe disa përfaqësues të mediasjaponeze vizituan Shqipërinë gjatë fundjavës për tu njohur me vlerat turistike, kulturore, historike dhe kulinare të vendit tonë.

Udhëtimi familjarizues i operatorëve turistik dhe përfaqësuesve të mediasjaponeze u organizua nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, në bashkëpunim me zyrën e Kooperacionit Japonez “JICA”.

 Ky udhëtim u be i mundur në vijim të pjesëmarrjes për të dytin vit radhazi në panairin JATA EXPO Tokyo 2017 të AKT, si pjesë e programit të bashkëpunimit me JICA, ambasadën tonë në Japoni dhe vendet e tjera të Rajonit si Serbia, Maqedonia, Bosnja e Mali I Zi.

Gjatë dy ditëve të qendrimit të grupit japonez në vendin tonë AKT organizoi gjithashtu një workshop në ambjentet e Hotel Tirana International, ku pjesëmarrës ishin dhe shumë prej operatorëve më të mirë shqiptarë, të cilët operojnë me vende të ndryshme të Europës të interesuar gjithashtu të rrisin numrin e “incoming” edhe me tregun japonez.

Vizita vijoi me një tur në kryeqytet ku operatorët vizituan disa prej hoteleve kryesore të Tiranes ku u prezantuan me ofertat hoteliere, kapacitetin e tyre dhe cilësinë e shërbimit.

Gjatë mbrëmjes grupi japonez pati mundësinë të degustojë dhe gatimet tradicionale të vendit tonë pranë një prej restoranteve Slow Food të kryeqytetit, ku i pranishëm ishte dhe Ambasadori i Japonisë në vendin tonë Makoto Ito.

Kuzhina shqiptare u vlerësua shumë nga të pranishmit dhe u cilësua si një vlerë e fortë promovuese që e bën akoma më tërheqës produktin turistik që ofrohet nga operatorët e ndryshëm shqiptar.

Pjesë e turit të organizuar nga AKT ishte dhe vizita në qytetin e Beratit , per të cilin operatorët turistikë por edhe mediat japoneze shprehën vlerësim maksimal duke e renditur në vendet kryesore që duhet vizituar për vlerat historike e kulturore si dhe për gatimet tradicionale që ofron kjo zonë, gatime të cilat së bashku me një degustim vere, të pranishmit mundën t’i shijojnë nëpërmjet vizitës në kantinën Çobo.

Këto ture familjarizuese me media dhe operatorë të huaj bëjnë të mundur promovimin e drejtepërdrejtë të zonave dhe produkteve turistike shqiptare në vende të ndryshme të botës duke synuar një turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor që përfshin çdo zonë të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.