Lidhja Shqiptare kërkon mbikëqyrje për mjekun kujdestar që nuk e paraqiti në polici dhunën ndaj dy punonjësve shqiptarë
Lidhja Shqiptare i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, të urdhërojë mbikëqyrje të jashtëzakonshme për përgjegjësinë e mjekut kujdestar, i cili dyshohet se nuk e raportoi në polici rastin e dhunës ndaj dy punonjësve shqiptarë të Higjienës Komunale në Shkup.
Lidhja Shqiptare ka reaguar për rastin e dhunës ndaj dy punonjësve shqiptarë të Higjienës Komunale në Shkup, duke vënë në shënjestër kësaj here trajtimin mjekësor të rastit, njofton Alsat.
Siç njofton Alsat, Lidhja Shqiptare i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, të urdhërojë mbikëqyrje të jashtëzakonshme lidhur me përgjegjësinë e mjekut kujdestar.
Sipas kërkesës, mjeku kujdestar dyshohet se nuk e raportoi në polici rastin e dhunës ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale në Shkup, të cilët u sulmuan fizikisht nga një grup personash.
Kërkesa e Lidhjes Shqiptare është reagimi i radhës për këtë rast, pas atij të BDI-së, e cila kërkoi identifikimin dhe ndëshkimin e sulmuesve, me dyshime serioze për motivim etnik të sulmit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.